Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

9 mënyra të bukura se si të mbathni atlete me fustane dhe funde!

Atletet asnjëher nuk kanë qenë më në trend. Nuk ka dyshim që ato shëndrrojnë pamjen e çdo veshje dhe i bëjnë ato të duken me “COOL” si dhe më të rehatshme, gjithashtu. Nëse po mendoni se si të arrini një pamje trendi me anë të atleteve, përse nuk provoni të përshtatni ato me fustane apo funde.

Kombinoni ato me një fund të kombinuar me një veshje të sipërme të shkurtër

image

Emily Ratajkowski zotëron këtë pamje joshëse. Ngjyra portokalli e hapur është një ngjyrë që kap vëmendjen, por edhe aksesorët janë ata që e veçojnë këtë veshje. Dëshironi të plotësoni pamjen, atëher zgjedhni 1 çantë ngjyrë burgundy.

Monokrom në tërësi

image

Kur jeni në dyshim për garderobën tuaj, zgjedhni një hije për tërë veshjen. Kjo veshje 3 pjesëshe falë detajeve rrethore, pullave si dhe zinxirëve duket super estetike. Hija roze, sidoqoftë, e bën atë shumë joshëse. Si dhe gjithë detajet metalike nënkuptojnë që ju do të mund të minimizoni aksesoret e tjera.

Me një fustan të gjatë të prerë

image

Planet e darkës me një kthim. Jordyn Woods demonstron stilin e saj të atleteve me një fustan të gjatë të prerë i cili karakterizohet nga materiali i lidhur në nyje në mes dhe 2 prerje anash. E gjithë pamja duket e zakonshme, por pamja e lehtë e lëkurës si dhe prerja tek këmba e bëjnë të duket joshëse.

Mëndafshi shumë ngjyrësh

image

Ky street style vibrant i zgjedhur nga Sydney Fashion Week na jep një kombo të mëndafshit dhe atleteve. Atlete me pamje retro, çorape Nike si dhe një çantë mesi i japin veshjes joshëse dhe elegante një detaj sportiv.

Fustan luleje

image

Kjo veshje është një klasikë verore: fustan luleje me atlete të bardha. Hailey Baldwin transformon këtë pamje në një veshje ditore, sëbashku me qaforen e imët nga ari.

Me një fund lëkure dhe maicë

image

Një tjetër kombinim i lehtë. Fund nga lëkura dhe një maicë grafike për t’a veçuar atë. Ju do ndjeheni aq rehat gjatë ditës, por fundi definitivisht do e mbaj pamjen me stil.

Me një kostum të ndritshëm

image

Kostumet janë veshja më e mirë për mos t’u munduar se çfarë të vishni. Bëjeni edhe më me stil veshjen duke shtuar një çantë të tejdukshme.

Me një fustan të shkurtër

image

Mendoni që nuk mund të mbathni atlete në takime me të dashurin tuaj? E po, shikoni këtë veshje. Një fustan me printe luleje me një lidhëse në mes dhe një palë atlete të zeza.

Me një xhaketë dhe fund

Street Style - Hamburg - April 06, 2019

Nëse ju pëlqen të shtresoni veshjet, atëher xhaketë mbi fustan është definitivisht për ju. Tonet roze në atlete koordinohen me fundin dhe xhaketën me madhësi të madhe.