Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

8 ushqimet që duhet t’i evitoni gjatë ciklit menstrual!

Plogështia, ndryshimi i disponimit dhe ngërçet e tmerrshme, janë gjëra të zakonshme gjatë menstruacioneve. Si duket, me ushqimin e duhur mund t’i luftoni dhimbjen e muskujve, fryerjen e bezdishme, kokëdhimbjen dhe problemet me tretjen. Ja një listë me tetë ushqime që duhet t’i evitoni kur jeni me menstruacione…

Alkooli

Alkooli mund t’i ndalojë ngërçet përkohësisht, mirëpo i ngre nivelet e estrogjenit, andaj edhe i përkeqëson menstruacionet.

Avoid: Alcohol

Pije me kafeinë

Uleni konsumimin e kafesë gjatë periudhës së menstruacioneve, pasi që e ngrit tensionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës, gjë që ju shkakton sulme ankthi dhe simptoma të përkeqësuara postmenstruale.

Avoid: Caffeinated drinks

Ushqime të përpunuara

Ushqimet e ngrira, ushqimet e shpejta, supat në kanaqe etj., janë me përbërës të panjohur dhe duhet evituar gjatë mestruacioneve, pasi që çrregullojnë hormonet.

Avoid: Processed foods

Ushqime me shumë yndyrë

Ushqimet e yndyrshme ndikojnë në hormone, shkaktojnë ngërçe dhe mund t’ju shkaktojnë gazra. Duke marrë parasysh faktin  se lëkura juaj është e ndjeshme gjatë këtyre ditëve, ushqimet e gabuara mund t’ju shkaktojnë edhe më tepër probleme duke e bërë lëkurën më të thatë dhe të dehidruar.

Avoid: Foods high in fats

Prodhime qumështore

Prodhimet qumështore si qumështi, ajka dhe djathi, nuk rekomandohen në këtë periudhë. Ato janë të larta në acid arakidonik që nxit ngërçet menstruale.

Avoid: Dairy products

Ushqimet e fërguara

Ushqimet si çipsi dhe biskotat, përmbajnë yndyrë që i rrit nivelet e estrogjenit, me çka ju prishet disponimi.

Avoid: Fried foods

Drithëra të rafinuara

Buka, pica dhe tortilat duhet të evitohen, pasi që shkaktojnë fryerje të stomakut dhe kapsllëk. Në vend të tyre përcaktohuni për drithëra me indeks të ulët GI që nuk do ta çrregullojnë sistemin tuaj të tretjes.

Avoid: Refined grains

Ushqimet me sasi të larta të kripës

Supat në kanaqe, çipsi e ushqimet e ngjashme, duhet të evitohen, pasi që kanë sasi të mëdha të kripës. Kripa do të shkaktojë gas dhe ndjenjë të fryerjes.

Avoid: Foods with a high salt content