Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

8 trendet më të mëdha të fustaneve të nusërisë për pranverë 2020!

Çfarë është në modë për momentin në botën e martesave? Në javën e nusërisë pranverë 2020, thënia më e zakonshme në mes dizejnerëve ishte se trende definitive më nuk ekzistojnë. Shumë nga ata po u shmangen trendeve dhe po bëhen të pranishëm për të gjithë, si bluzat që mund ti zhveshni dhe fustane me mëngë të lëshuara, të cilat ne po i shohim çdo sezonë. Pasi që nuset ditët e sotme po marrin më shumë se 1 fustan nusërie për dasmat e tyre, më nuk është vetëm një pamje që ato duhet ti përmbahen.

Prap se prap, ka disa zhvillime që definojnë një sezonë. Më poshtë do të mund të shihni 8 trendet më të mëdha të fustaneve të nusërisë.

Kur veshja sikur një pjestare e mbretërisë është e thjeshtë

Nuset me shije minimaliste do të preferojnë fustanin prej mëndafshi me krahë të gjatë të Givenchy të veshur nga Megan Markle.

Elegancë me pupëla

Image result for The 8 Major Trends of the Spring 2020 Bridal Season

Kjo nuk është hera e parë që në Javën e Nusërisë kemi parë pupëla. Ka diçka elegante dhe të përjetëshme në pupëla dhe dizejnerët gjetën mënyra të pafundme për ti përdorur ato.

Fustan me volum

Nëse një fustan klasik ndjehet shumë i parashikueshëm, provoni një që ka volum në pjesën e prapme.

Fustane të shkurtëra për festën pas dasmës

Edhe fustani më i lehtë i nuseve nuk të ofron rehatinë dhe mundësitë për një vallëzim të pandalshëm për orë të tëra. Për ato të cilat dëshirojnë të jenë të lira, zgjidhja për ato janë fustanet e shkurtëra.

Dekorues të kokës janë vello e re

Trendi për dekorues të kokës për nuse u fillua nga Meghan Markle me kurorën e sajë antike me diamant.

Fustani i shkurtë-i gjatë

Një tjetër kthesë në fustanin klasik? Në pjesën e përparme është i shkurtër në mënyrë që nuset të mund të shfaqin këpucet e tyre.

Për nusen që nuk i pëlqejnë fustanet

Nëse ju jeni një nga ato femra që nuk i pëlqejnë fustanet, atëher pse duhet të vishni një në dasmën tuaj? Në ditën më të lumtur të tuajen, ju duhet të ndjeheni vetvetja dhe jo dikush tjetër. Këtë pranverë ju do të mund të shihni kostume nusërie të inspiruara nga vitet e 70-ta.

Fustane më të mbyllura

Shumë dizejner na kanë thënë që ka shumë nuse që kërkojnë fustane pak më të mbyllura. Kjo nuk do të thotë që do të jenë të mbuluara në tërësi, por që krahët e fustanit do të jenë me material të tejdukshëm dhe me qafë të mbuluar.