Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

8 trendet e thonjve për pranverë/verë 2019!

Nga manikyri imperfekt tek hijet e reja të guximshme, si të zotëroni thonjtë tuaj të manikyrit dhe pedikyrit për këtë sezonë.

Me diellin duke rrezuar dhe sandalet verore në këmbë, tani është koha e përsosur për të përmisuar manikyrin dhe pedikyrin tuaj për këtë sezonë. Nga hijet e guximshme në atë se si të arrini trendin e manikyrit imperfekt, këto janë format dhe dizajnet që ne ju rekomandojmë të shikoni.

Neutrale të reja

Prabal Gurung nail trends

Lajm i mirë për të gjithë ata që po kërkojnë hijen e përsosur nude, tonet e zbehura të pjeshkës, koralit dhe karamelit janë neutralet e reja që po preferohen në pistat e modës, dhe të gjitha janë në tone të lëkurës.

Formë rrethi

Roksanda nail trends

Herën e ardhshme që do shkoni në salon për manikyr, zgjedhni formën e rrumbullaktë për thonjtë tuaj. Ky stil natyral është parë në shfaqje të ndryshme nga Zimmerman, Mansur Gavriel dhe Roksanda, të cilët e bëjnë që pamja e thonjve të mos humb vlerë në modë asnjëherë.

Manikyri imperfekt

Preen nails trend

Manikyri imperfekt – ku thonjtë janë të thyer dhe nuk duken të përsosura – sollën shpirtin e rrebeluar në Preen, Mary Katrantzou dhe Nicholas Kirkwood. Dukej si një përshëndetje drejt femrave të zëna që nuk kanë kohë për manikyre të rregullta.

Maje perplekse

Vivienne Westwood nail trends

Një vazhdim i trendit të manikyrit perfekt, modelet tek Vivienne Westwood dhe Mary Katrantzou morën manikyre që përfshijnë maje të tejdukshme perplekse, duke e bërë pamjen e tyre të papërfunduar.

Ajo individuale

Dolce gabbana nails

Zakonishtm, ju shihni një shfaqje të manikyreve të njejta në pista, por këtë sezonë keni mundur të shihni një shumëllojshmëri të ngjyrave me anë të së cilave dizejnerët dëshiruan të theksojnë shpirtin e individualitetit. Tek Roland Mouret, modelet zgjodhën ngjyrën e tyre të preferuar për atë ditë.

2 Tone

Jeremy scott nails

Për të gjithë ata që dëshirojnë të dallohen nga turma me thonjtë e tyre, zgjedhin manikyr me 2 tone. I parë tek Sadie Williams, Gareth Pugh dhe Jeremy Scott, stili ju dallon dhe ju lejon të eksperimentoni me 2 ngjyra të ndritshme.

Me shkëlqim

Giorgio Armani nails

Nga metaliket e tek ato me xixëllima, thonjt me shkëlqim ofrojnë një mundësi për kapjen e vëmendjes, të bukura dhe të përsosura për motin e verës. Trendi u pa tek Julien Macdonald, Armani dhe Anna Sui.

Thonj të zi

Tom Ford nails

Ngjyra e zezë gjithnjë është lidhur me rrebelim. Për pranverë/verë 2019, thonjtë janë të gjatë me një përfundim me shkëlqim që i bën ato të duken trendi dhe jo rrebeluese.