Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

8 trende të veshjeve të cilave duhet të ju bashkangjiteni këtë vjeshtë!

Gizele Oliceira ka mbathur çizme ushtarake, zinxhir ari dhe pallto të gjata që prekin tokën, pamje me të cilën ajo kaloi rrugët duke rrezatuar elegancë.

Fillimi i një stine të re nuk kërkon një ndryshim total të garderobës, megjithatë, është një kohë e mirë për disa ndryshime të vogla. Cilat rroba ju pëlqejnë, cilat ju bëjnë të ndjeheni mirë, dhe cilat dhurojnë një kënaqësi kur i veshni?

Gjithashtu, kjo është koha kur ju vendosni se cilat trende ju përshtaten. A jeni një që ju pëlqejnë çizmet rrebeluese? A jeni gati për një kapelë, një pallto të gjatë, një qafore ari?

Më poshtë do të mund të shihni trendet të cilat neve parashikojmë që do të definojnë stinën e vjeshtës.

Motorisja

Bëhuni gati, pasi që stina e vjeshtës është e tëra për çizmet e motoristëve. Pas disa muajve të takeve që ju kan dhuruar pamje të zonjës, jemi vendosur për çizme me pak qëndrim.

Qyteti i pelerinave

Mbase të gjithë superheronjtë veshin pelerina. Pistat nga Miu Miu e tek Celine paraqitën rikthimin e pelerinave për stinën e vjeshtës. Pelerina është një zgjedhje e mirë për të gjithë, pasi që ajo mund të përshtatet me veshje të ndryshme.

Dashuri për markat

Fiksimi i modës për logot e markave vazhdon, dhe ne jemi këtu për ata. Edhe pse këpucet dhe çantat duken mirë me shenjën e duhur të markës, përsëritja e fundit është bërë me unihopket.

Skocia madhështore

Diku mes uniformës së shkollës, stofi klasik skocez dhe stilit të viteve të 90-ta, qëndron verzioni aktual i trendit të materialit me kocka. Asnjëher nuk mund të gaboni me një kostum të qepur mirë, plus bonus pika nëse zgjedhni supe mbushura.

Pallto të gjata

Për ata të cilët pëlqejnë qendrën e vëmendjes: palltot e gjata dhurojnë një dramë të vërtetë. Silueta e guximshme e Saint Laurent në ngjyrë të bardhë ishte fituese në pistat e vjeshtës. Këtu u bashkangjitën edhe Altuzarra dhe Balenciaga. Si një detaj përfundues ju mund të shtoni një qafore ari.

Kultura e patinazhit

Pantollonet e shkurta Bermuda dhe kapela e thellë janë 2 trende të ndryshme që plotësojnë njëra tjetrën. Merrni pantollonat e shkurtër të gjëra dhe të gjata në material lëkure dhe kapelën tuaj të thellë në printe leopardi dhe përfundoni me pamjen tuaj.

Tyli

Përpos çizmeve të motoristëve dhe veshjeve të tjera, kjo stinë gjithashtu sjell një dozë të vërtetë të feminitetit me fustane voluminoze glamuroze. Dizajnerët nga Valentino tek Khaite e tek Simone Rocha vërtetuan se në fund të ditës mund të kalojmë fustanet e lëmuara të satenit.

Çantat e ngrohta

Çantat heroike të vjeshtës janë poaq të buta sa edhe janë moderne. Ato janë aq të buta dhe të bukura sa nuk do të mund të mbani duart larg atyre.