Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

8 Lloje të artit të thonjve që mund t’i provoni për këtë dimër!

Aplikimi i artit të thonjve me dorë të lirëështë një punë shumë e vështirë dhe kërkon përkushtim të madh. Duhet të jeni të qëndrueshëm, të përdorni pozita të ndryshme për të krijuar këndet delikate të artit të thonjve dhe gjithnjë jeni në sfidë gjatë këtij procesi.

Edhepse mund të shohin dizajne të ndryshme të manikyreve nëpër Pinterest e Instagram e që na pëlqejnë pamasë, por e vërteta është se nuk kemi kohën apo durimin për të provuar kopjimin e trendeve të tilla. Pra, në vend të kësaj, ne kemi përmbledhur disa tutoriale që mund t’i praktikoni në këtë sezzon dimëror. Tentoni të provoni edhe ju ndonjërin prej tyre, nuk i dihet, ndoshta mund të befasoni veten!

  1. Ombre dimërore

Hannah Rox aplikon manikyr në secilin thua me nga një nuancë të ndryshme të ngjyrës së gjelbër apo mentoli, duke e finalizuar pamjen me një pikë vezulluese mbi kutikulat secilit thua.

  1. Fjolla bore dhe pika

Lyeni një shtresë bazë me llak të përhimtë dhe në njërin thua vizatoni një fjollë bore me një pikë vezulluese në mes, ndërsa në thonjtë tjerë aplikoni pika me ngjyrë të bardhë.

  1. Vezullimë

Nëse dëshironi të shtoni elegancë dhe atmosferë festive, shtoni vezullimë apo xixëllimë gjithandej thonjve tuaj dhe do keni një pamje mahnitëse.

  1. Rozë e zbehtë dhe fjolla bore

Sigurohuni që të investoni në një brushë të hollë për vizatimin e fjollave të borës në secilin thua të lyer me nuancë rozë. Do ju nevoiten dy nuanca, e bardhë dhe rozë që të theksoni artin e thonjve tuaj.

  1. Ombre me vezullimë

Aplikoni një shtresë bazë me nuancë të kaltër dhe shtoni vezullimën gjatë lyerjes së dytë, me ndihmën e një sfungjeri që shpërndan gjithandej xixat.

  1. Nuancë e përhimtë dhe e kuqe

Mund të kombinoni këto dy ngjyra duke krijuar vërtetë art fantastik dhe si detaj të shtoni ndonjë stampim me efekte dimri apo festash.

  1. Art me formën e gjel detit

Përderisa prisni që të servoni gjel detin në ndonjë aheng apo atmosferë festive dimri, ju mund të vizatoni ndonjë detaj të tillë në thonjtë tuaj, për t’iu përshtatur më së miri atmosferës festive.

  1. Kodra malore

Kjo pamje dimërore është tejet frymëzuese për këtë sezon, pavarsisht faktit se ndoshta kërkon pak më shumë kohë në krijimin dhe përzierjen e ngjyrave përkatëse, por me një brushë të mirë të hollë ju mund të arrini efektin e dëshiruar.