Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

8 lloje çanta që mund t’i përdorni në çdo stinë!

Nga çanta e dorës e deri tek ajo me madhësi të madhe, këto janë stilet klasike të çantave që çdo femer duhet t’i posedoj në jetën e saj.

Me çdo stinë që kalon, një koleksion i ri i çantave paraqitet në skenë dhe zgjedhja e së duhurës është paksa e vështirë. Nga ato të kryqëzuara në trup që lehtësojnë udhëtimin, në ato rrumbullake dhe ato mini, trendet dhe format dominante nga të cilat ju mund të zgjedhni janë të pafundme.

Në vend se të emocionoheni se cilën nga këto të zgjedhni, ne po ju sjellim një listë të çantave të cilat çdo femër duhet t’i posedojë në  çdo stinë.

Çanta e krahut

View this post on Instagram

shawty got low

A post shared by Claire Rose Cliteur (@claartjerose) on

Çanta e krahut klasike, e cila një kohë ishte lloji kryesor i çantave në vitet e 90-ta, është rikthyer. Është një çantë e lehtë për t’u mbajtur, pasi që ju atë mund ta mbani në supe, në krah apo në duar për një natë jasht.

Çanta e kryqëzuar në trup

Kjo çantë ka pushtetin në duar pasi që gjatë bartjes së sajë juve do keni duart e lira. Merrni 1 dhe harroni mundin që e bëni gjatë bartjes së 1 çante.

Çanta e shopingut

View this post on Instagram

All day everyday baby

A post shared by Christie Tyler (@nycbambi) on

Çanta e madhe mund të paloset dhe të mbahet nën krahë. Ajo përshtatet mirë me veshje si: pantollona të ngushtë ose një fund sateni me mes të lartë.

Çanta mikro mini

View this post on Instagram

Back 2 werk 💔 #lottaliinalove

A post shared by 🦋B I G D A D D Y🦋 (@lottaliinalove) on

Mikro minit e tanishëm janë të dobishme për një mbrëmje jasht ose për ndonjë mbrëmje pas pune, kur gjërat e vetme për të cilat keni nevojë janë buzëkuqi dhe celulari juaj.

Çanta e rrumbullakët

View this post on Instagram

Running from one successful moment into another.

A post shared by Nana Agyemang (@itsreallynana) on

Edhe pse jo shumë në trend, prap se prap kjo formë e çantës asnjëher nuk humb bukurinë e sajë. Format e reja të këtijë stili janë më të mëdha dhe më të bukura me material prej lëkurës së lëmuar dhe me printe të ndryshme.

Çanta me doreza të shkurtëra

View this post on Instagram

Today w/ @louisvuitton 🖤

A post shared by Brittany Xavier (@brittanyxavier) on

Asnjë lloj tjetër nuk duket më e duhur për punë se sa ky lloj i çantës. Ato janë profesionale, praktike dhe të bukura.

Çantë shpine

Thuani lamtumirë konotacioneve që çantat e shpinës janë vetëm për periudhën e shkollës. Kjo çantë nostalgjike mund të shërbejë edhe si një çantë normale edhe për të mbartur laptopin.

Çanta e dorës

View this post on Instagram

Details from @therow ✨✨✨ ph @thekateowen

A post shared by Vanessa Hong (@thehautepursuit) on

Një kohë, çantat e dorës u zhdukën nga moda, pasi që stilet e vjetra u bënë më të preferuara, por tani ky stil i çantave u rikthye në stile të ndryshme dhe në forma të ndryshme, të cilat mund të ndryshojnë dhe të zbukurojnë pamjen tuaj në çdo mbrëmje.