Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

8 gjëra që askush nuk ju ka thënë rreth heqjes së vetullave me fije peri!

Teknika e cila ka qenë një metodë kryesore për heqjen e qimeve në Azi për shekuj me rradhë, përbëhet nga përdredhja e një fije peri pambuku mbi qime, e cila largon folikulin nga porja.

Nuk shkakton aq shumë dhimbje

Ky është faktori kryesorë se përse shumica frikohen nga kjo metodë, thot Sabah Feroz, ekspert i vetullave. Por kjo nuk duhet të ndodhë: “Klientët tanë zakonisht përshkruajn këtë metodë si një senzacion i pazakonshëm por jo të dhimbshëm,” thot ajo. Nëse keni frikë, ju mund të kërkoni nga tekniku të provoj së pari ndonjë vend tjetër. Sapo të ken parë që nuk shkakton dhimbje, ata vazhdojnë me vetulla menjëher, thot Feroz.

Ju jep vetullave një përfundim preciz

Kjo metodë është për precizitet në tërësi. “Madje edhe qimet më të vogla mund të largohen nga folikuli i tyre,” thot Feroz. Pasi që kap çdo qime, nuk mbetet as gjysme qime prapa. Plus, kjo metodë ka kontroll të plotë mbi qimet që largohen dhe ato që nuk largohen. “Ju mund të jeni shumë preciz gjatë formësimit,” thot Marco Ochoa, një teknik i vetullave. “Ju mund të largoni qimet një nga një ose mund të largoni 1 vijë të tërë të qimeve, duke ju dhuruar vetulla të definuara.”

Mirëmbajtja është shumë e lehtë

Ndryshe nga heqja e qimeve me pincë, gjatë së cilës ju nuk mund ti kapni ndonjëher ato shumë të shkurtëra, metoda me fije peri mund të largojë të gjitha qimet e padëshiruara përnjëher, spjegon Umbreen Sheikh. Për këtë arsye ato të gjitha rriten përnjëherë,  në mënyrë që të mos keni nevojë çdo ditë të rregulloni ato. Në përgjithsi, “shumica dëshirojnë të pastrojnë vetullat me anë të pincës pas 2 jave të largimit të qimeve me anë të metodës me fije peri,” thot Ochoa. “Unë ju rekomandoj klientëve të mi të kthehen tek un pas 4 deri 5 javë për riformësim të vetullave.”

Është një proces i shpejtë

Shumica e profesionistëve të vetullave do të munden të përfundojnë largimin e qimeve shumë shpejtë. I tërë procesi zgjat rreth 10 minuta më së shumti. Dhe nëse vetullat e juaja veçmë janë me formë të mirë, atëherë procesi do të përfundojë edhe më shpejtë.

Është forma më e butë e heqjes së qimeve

Pasi që gjatë procesit vetëm qimet largohen dhe lëkura nuk preket, ka shumë pak mundësi për irritim. “Lëkura nuk tërhiqet,” thot Feroz. Kjo metodë është më e lehtë për lëkurë të ndjeshme dhe të prirur nga aknet, pra nëse depilimi shkakton që vetullat të skuqen dhe të egërsohen për një kohë më të gjatë, do të kuptoni që kjo metodë nuk është shumë intenzive.

Por prap nuk është një ditë në Spa

Përderisa është një metodë shumë e butë për largimin e qimeve, ju prap se prap po heqni qimet. Pasi që peri fërkohet me lëkurën, mund të shkaktojë një skuqje dhe irritim të vogël në disa lloje të lëkurave të ndjeshme. Nëse kjo jeni ju, atëher pasi që të përfundoni me procesin, aplikoni mbi vetulla një gell të ftohtë. “Ujë trëndafili, aloe vera ose një gell nga tea tree ndihmon në qetësimin e zonës, zbut lëkurën dhe largon skuqjet shpejtë,” thot Feroz. Disa salone ofrojnë tretman falas pas procesit.

Përqëndroni metodën vetëm në qime të fytyrës

“Kjo metodë është një zgjidhje e përsosur e përkohshme për heqjen e qimeve të fytyrës, shembull: vetullat,” thot Feroz. Përshkak të precizitetit, nuk është një metodë e preferuar për pjesë tjera të trupit, pjesërisht shkaku që marrin kohë dhe arsyeja tjetër është sepse nuk do të kishit pasur durim të prisni 1 orë e më shumë deri sa të përfundonte procesi. “Depilimi ose laseri janë më të shpejtë dhe definitivisht më të preferuar për zona më të gjëra,” thot ajo.