Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

7 rregulla si të arrini thonj të shëndetshëm!

Këshilla të ekspertëve për thonjtë tuaj që sigurisht nuk doni t’i lini pas dore…

  1. Hidratoni çdo ditë thonjtë me vaj.

Dehidrimi shpesh rezulton me thonj dhe kutikula të thata. Është e rëndësishme që rregullisht të aplikohet vaj kutikulash për të mbajtur thonjtë tuaj të hidratuar dhe të ushqyer. Kur ju gatuani me vaj kokosi apo vaj ulliri, mos harroni të rrëmbeni pak vaj e të lyeni thonjtë dhe kutikulat tuaja – kjo është një mënyrë e lehtë hidratuese.

  1. Konsumoni dietë të pasur me lëndë ushqyese për thonjtë.

Thonjtë rriten gradualisht gjatë muajit andaj duhet të shtoni vajra të pasur me acide yndyrore, antioksidantë dhe lëndë ushqyese që do ndihmojnë në rritjen natyrale të thonjve. Thonjtë rriten me konsumin e salmonit, mishit të pulës, vezë, vaj kokosi dhe perime jeshile si spinaqi dhe avokado. Nëse nuk jeni person që konsumon këto ushqime, atëherë mundohuni që të merrni shtesa apo suplemente të pasur me zink, vitaminë E dhe biotinë, në mënyrë që të keni thonj të shëndetshëm.

  1. Mos tërheqni kutikulat.

Shmangni tërheqjen e lëkurës përreth thonjve apo kutikulave, pasi tërheqja e tyre mund të shkaktojë gjakderdhje dhe infeksion të mundshëm. Ju mund të parandaloni këtë duke i mbajtur kutikulat të ushqyeshme dhe të shëndetshme.

  1. Trajtoni njollat në thonj (mos i fshehni ato)!

Thonjtë mund të marrin një ngjyrë jo natyrale si pasojë e  disa gjërave të ndryshme: pirja e duhanit, ndonjë sëmundje e caktuar apo mos lyerja e thonjve me një shtresë të trashë të bazës para manikyrit tuaj. Për të zbardhuar apo ndriçuar njollat e errëta, provoni të bëni një pastrim në kushte shtëpie duke përdorur lëng limoni, duke krijuar një përzierje me sheqer dhe vaj ulliri. Përdorimi i një zbardhuesi optik të thonjve do të mundësojë që thonjtë të duken më të bardhë si dhe të ndihmojë për të neutralizuar tonet e verdha.