Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

7 mënyra se si të parandaloni dobësimin e flokut sipas profesionistëve!

Flokë të holla dhe të dobëta? Mbase kjo ka të bëjë me gjenet tona, por truqet parandaluese mund të ju ndihmojnë që të mbani ato nën kontrollë. Nga shampo se sa duhet të përdorim e deri tek tharësja e flokëve, stilistët e flokëve dijnë disa truqe se si të mbani flokun të plotë për një kohë më të gjatë.

Ulni sasinë e shampos

“Pasi që fija e flokut është në gjendje të ndjeshme kur është e lagur e sidomos ato të dobëta të cilat nuk janë të sigurta në folikulin e flokut, duhet të keni kujdes gjat pastrimit të tyre,” thot stilisti Arsen Gurgov, duke shtuar se një mënyrë e mirë për të pasur kujdes në shampo është matja e tijë. “Kapni flokun në një bishtalec dhe përdorni diametrin e tijë si referencë se sa shampo duhet të përdorni.”

Mos i prekni

Michelle Blaisure, një trikologe e çertifikuar shton se nuk duhet të kapim floktë në bishtalec apo punxh përderisa ato janë duke u tharë. “Kjo do e zgjas fijen nën lidhëse duke e lejuar atë të thahet në një gjendje të brishtë. Kur ju largoni lidhësen ose krehni ato, atëher këputja e tyre është e sigurtë.”

Kujdesuni për skalpin

Temur sugjeron që të përdorni një krehër me fije të buta dhe të krehni flokun për 5 deri 10 minuta për të masazhuar skalpin, kjo stimulon qarkullimin e gjakut për të promovuar fije të reja të shëndetshme pas një kohe. Masazhimi i skalpit në dush gjithashtu ka efekte shumë të mira si dhe gjithashtu ndihmon shampon të depërtojë sa më shumë në skalp.

Stile të lehta

George Papanikolas thot të keni kujdes me lidhëset. “Lidhëset e shtrënguara mund të shkaktojnë tension në flokun e dobët dhe të shkaktojë këputje të flokut.” Tjetër gjë që duhet të shmangni është: aksesorët të cilët përmbajnë metal pasi edhe ato mund të këpusin flokun.

Mbroni flokun

Kathy Benghanem thot se gjithnjë duhet të përdorim mbrojtës kundër nxehtësisë, qoftë sprej apo kremë, që të dyja arrijnë efektin e dëshiruar kur dëshironi të përdorni mjete të nxehta, duke përfshirë edhe tharësen.

Mos keni frikë nga floku i lagur

“Mos thani flokun në tërësi nëse nuk e keni patjetër,” thot Gurgov, duke shtuar se një rregull i mirë është të koncentroheni vetëm në rrënj në mënyrë që t’i shtoni volum flokut. “Provoni të lejoni që pjesa e mbetur e flokut të thahet nga ajri.”

Përdorni maskë

Benhanem thot se një ide e mirë për flokun tuaj është përdorimi i 1 maske në shtëpi të paktën 1 herë në javë. “Mbase duket paksa e çuditshme por përzierja e 1 veze me vaj ulliri është një kurë e mirë e cila ndihmon fortësimin e fijeve dhe lufton rënien e flokut,” thot ajo.