Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

7 linerët për sy më të mirë të të gjitha kohërave!

Kur harxhoni një shumë të madhe të parave në një eyeliner, ju ndjeheni se duhet ta ruani atë gjithmonë, apo ta harxhoni deri në pikën e fundit. Për atë ju duhet të merrni produkte për të cilat nuk do keni nevojë të shpenzoni tërë pasurinë tuaj dhe të mbeteni pa asgjë.

Qoftë ju pëlqen laps apo tub, me maje apo brushë, farmacitë përmbajnë eyelinera të llojllojshëm që janë poaq të mira sa edhe produktet e shtrenjëta që ju përdorni për momentin.

Në vazhdim mund të shihni 7 prej liner-ëve me çmime të arsyeshme me të cilat ju do dashuroheni pas një përdorimi.

1. Bourjois Liner Feutre Ultra Black Slim 8.69€

Maja e saj precize e butë rrëshqet mbi qepalla, duke krijuar një vijë të theksuar grafike. Formula fluide shumë e zezë zgjat deri në 24 orë për një pamje të përsosur gjatë gjithë ditës.
Liner Feutre është e përkryer për të arritur një vijë intensive. Formula fluide dhe maja e butë në prekje e bëjnë Liner Feutre të lehtë për t’u përdorur, madje edhe për fillestarët.

2. Rimmel Exaggerate Eye Liner intense 4.39

Formulë me pigmentim të lartë të lëngut që dhuron pamje të spikatur
Aplikator me kontrollë maksimale i cili ndihmon në krijimin e vijave të buta dhe precize përgjatë konturës së syrit
Rezistent ndaj njollave, formulë me qëndrueshmëri të gjatë deri në 16 orë
E testuar nga dermatologu dhe oftalmologu

3. Revolution Liquid Eyeliner Waterproof 1.99€

Ky vjiezues i lëngshëm, që mund të përdoret lehtësisht, është intenziv në ngjyrë dhe ka qëndrueshmëri përgjatë gjithë ditës! Brusha ju lejon që të kontrolloni vijën në mënyrë që të krijoni efektin e dëshiruar. Formula e tharjes së shpejt siguron që të evitohen njollosjet.

4. NYX Professional Makeup Matte Liquid Liner

Nëse nuk ju pëlqejnë eyeliner-ët me formë lapsi përshkak të tendecës së tyre të thahen shpejtë, do e pëlqeni këtë eyeliner në tubë. Formula e saj thahet duke u matifikuar pas çdo përdorimi.

5. Rimmel Colour Precise Eyeliner

picture

Ngjyrë e guximshme, aplikim preciz me qendrueshmëri të gjatë. Një eyeliner i cili qëndron gjat dhe thahet shpejtë për një pamje pa njolla dhe me një formulë të shumë pigmentuar.

6. Bell Perfect Dip Eyeliner 2.49

Vijëzues i zi për sy që lejon që sytë e juaj të duken të sofistikuar dhe elegant. Brusha e veçantë ndihmon në vizatimin e vijave precize. Vijëzuesi për sy ka qëndrueshmëri të gjatë dhe nuk len njolla si pasojë i vapës.

7. Bourjois Liner Feutre Ultra Black 24h

Maja e saj precize e butë rrëshqet mbi qepalla, duke krijuar një vijë të theksuar grafike. Formula fluide shumë e zezë zgjat deri në 24 orë për një pamje të përsosur gjatë gjithë ditës.
Liner Feutre është e përkryer për të arritur një vijë intensive shpejt. Formula fluide dhe maja e butë në prekje e bëjnë Liner Feutre të lehtë për t’u përdorur, madje edhe për fillestarët.