Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

7 ide krejtësisht të mahnitshme për manikyrin tuaj gjatë dimrit!

Me ardhjen e motit të ngrohtë, ne të gjithë instinktivisht kërkojmë ngushëllim në të gjitha gjërat e këndshme dhe të ngrohta – e këtu bën pjesë edhe manikyri i ndritshëm, i ri dhe i pazakontë. Është gjithmonë një mrekulli kur gjen kënaqësi në diçka të vogël që ju plotëson shpirtin e ju thekson individualitetin, duke shtuar gjallëri jetës suaj të përditshme.

Bright Side ka zgjedhur 7 ide të manikyrit që ju bëjnë të dalloheni nga të tjerët e të ndjeheni krejtësisht e veçantë këtë dimër.



Një dizajn komod skandinav – nuanca bardhë e kuq me detaje dimri si fjongo bore, drerë dhe elemente tjera i shtojnë edhe më tej bardhësinë e dimrit në thonjtë tuaj.


Një manikyr i mrekullueshëm i dëborës
– këto detaje mahnitëse ju bëjnë të keni ndjesinë sikur po bien fjolla dëbore në thonjtë tuaj, andaj mund të përzgjedhni ngjyrat e preferuara për bazën e thonjve ndërsa dëbora me ngjyrë të bardhë.




Një dizajn 3D me ngjyra të ftohta dimri – siç mund të jetë për shembull nuanca e kaltër që simbolizon ftohtin apo ndonjë ngjyrë metalike.

Një dizajn me motive festash – këtu mund të përfshini pemën e vitit të ri apo llojet e sheqerkave të fëmijëve për festa. Bëhuni kreativ dhe luani me ngjyrat.