Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

7 hapa të lehtë drejtë krijimit të thonvje të mermerta në kushte shtëpie!

Një nga trendet e thonjve që na e kapi vëmendjen tonë së fundmi janë thonjtë e mermerta. Në thelb duken sikur copa të shkëlqyeshme mermeri që i hasim në banaqet e kuzhinave dhe ne banjo, mirëpo definitivisht do mund të bëni versionin tuaj personal duke kombinuar ngjyra të ndryshme.

Pjesa më interesante e kësaj pamje të thonjve është fakti se nuk është vetëm një ngjitës që i vihet sipër thoit por është një vepër arti që mund ta bëni vetëm. Ja se cilat gjëra do ju duhen për ti bërë në shtëpi:

  • Përzgjedhni ngjyrat që dëshironi ti miksoni, dhe mbusheni një enë të vogël e të sheshtë me ujë
  • Aplikoni shtresën bazë në thonjë
  • Me ngjyrën e parë të thonjve, zhyteni brushën dhe sigurohuni që do mbajë mjaftueshëm ngjyrë
  • Mbajeni ngjyrën afër ujit dhe lereni ngjyrën të pikojë nga ajo. Do shini si llaku i thonjve do të shpërndahet në sipërfaqe të ujit duke krjuaj një shtresë të hollë
  • Përsëriteni hapin e mësipërm me ngjyrën tjetër
  • Kur të keni përfunduar me të gjithë njgyrat, përdoreni një kruese dhëmbësh që të krijoni dizajnin e dëshiruar
  • Në fund zhyteni thoin që të aplikoni llakun. Pastroni njollat me aceton.

Mund të duket gjë e komplikuar mirëpo pasi të keni provuar do e kuptoni se nuk është aq vështirë sa duket. Që tju japim inspirim, i kemi bërë ca foto më poshtë.

Këto thonjë të mermerta kanë një bazë të zezë me vjollcë dhe të verdhë të përziera sipër.

Në këtë model ka aq shummë ngjyra të përziera (kaltër, gjelbër, kuq, portokalli dhe vjollcë) saqë këto thonjë të mermertë mund lehtësisht mund të dështoni me aplikimin.

Në vend të mermerit të bardhë tradicional që jemi mësuar ta shohim, bëjeni të zi duke e bërë bazën e thonvje të zezë me theksime të bardha.

Këto thonjë janë vetëm për qejf. Roza është një kontrast i mirë ndaj ngjyrës së kundërt të kaltër. Vëmë bast se të gjithë do ju pyesin se si keni arritur deri tek ky model i thonjve.