Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

7 hapa që duhet ti përfshijë çdo rutinë e kujdesit të trupit!

Mënyra të lehta si të dukeni më bukur nga maja e kokës e deri në këmbë.

Ju keni një rutinë të lëkurës dhe një rutinë mëngjesi për grim por ajo që po gaboni është neglizhenca e trupit tuaj si tërësi. Përderisa stërvitjet dhe një dietë e ekuilibruar ju japin një trup të mirë, këto hapa thelbësore për trup do i rrisin përfitimet e tyre.

Zhveshni

Zhveshja e rregullt e lëkurës largon mbeturinat nga lëkura duke e përgatitur për tretmane me kremëra.

Brushë të thatë trupi

EcoTools Bamboo Bristle Bath Brush

Për një lëkurë me shkëlqim, përdorni brushën çdo mëngjes duke përdorur lëvizje fërkuese të gjata nga kyçi i majt dhe nga lart në drejtim të zemrës. stimulon kullimin limfatik dhe ndihmon largimin e toksinave.

Largoni qimet

Rruarja është një opsion i mirë për qimet me ngjyrë të hapur. Por për qime më të dendura dhe më të errëta, provoni një depilim në shtëpi. Nëse dëshironi tretman më permanent atëher provoni largim të qimeve me laser.

Shtrëngoni dhe tonifikoni

Body Firming Lotions

Përdorni kremë trupi me përfitime tonifikimi, kremë e cila përmban përbërës që nxisin prodhimin e kolagjenit. Mendoni lëkurë më të shtrenguar dhe më të lëmuar për barkun, kofshët dhe prapanicën tuaj.

Zvogloni strijat

Palmer’s Cocoa Butter Formula Spray Lotion For Stretch Marks

Strijat janë plagë të shkaktuara nga trauma që lëkura fiton nga zgjerimi i saj i shpejtë- gjat pubertetit apo shtatzanisë. Trauma shkakton çarje në shtresat e thella të kolagjenit në lëkurë. Provoni krema që përmbajnë gjalp kakaoje, vit E, kolagjen dhe elastin.

Zhdukeni celulitin

Alpha Keri Body Slimfit Cellulite Reductor and Slimming Serum

Dieta dhe stërvitjet janë kyçe, por produktet e specializuara për eliminim të celulitit ndihmojnë në djeg’jen e yndyrës dhe zvoglimin e celulitit.

Fitoni një shkëlqim artificial

Përdorni ndonjë losion trupi për të arritur një shkëlqim të lehtë që duket sikur lëkura juaj vetëm se pak më karramel. Për një ngjyrë më të errët, zgjidhni një ngjyrë më të errët se toni natyral i lëkurës suaj.