Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

7 gjëra që duhet ti bëni për një ngjyrë të përsosur të lëkurës!

Këto hapa të vogël janë ato të cilat bëjnë një ndryshim të dukshëm në fytyrën tuaj.

Kur është fjala për kujdesin e lëkurës, ekzistojnë 2 tipe të njerëzve në këtë botë: ata të cilët kanë fituar lotarinë gjenetike dhe ata që nuk e kanë fituar. Shumë prej nesh duhet të punojmë për të arritur një ngjyrë të përsosur, por kjo nuk do të thot që nuk jemi këtu për të tjerët. Në fund të fundit, madje edhe ata të cilët kanë lëkurë të pastërt dhe të njomë prap se prap duhet të kujdesen për të.

Për fat të mirë, ekzistojnë 7 gjëra që mund ti bëni për të arritur një përfundim të përsosur. Qoftë gjum apo ndryshim i disa produkteve, këto hapa të thjeshtë jetësor mund të bëjnë ndryshimin e nevojshëm. Lëkura juaj do e dëshmojë atë.

The 18 Best Drugstore Foundations of 2018

Përdorni një bazë grimi me peshë të lehtë

Aplikimi i tepërt i produkteve mund të fsheh tiparet e juaja të bukura dhe natyrale. Baza e grimit duhet të ndjehet sikur një shtresë e dytë e lëkurës dhe jo sikur një mbulesë.

Formulat e rënda mund të ngulfasin dhe të bllokojnë poret, e cila mund të shkaktojë shumimin e baktereve, gjë që mund të shkaktojë plasaritje.

Zgjedhni formula grimi me veti për kujdesin e lëkurës

Është shumë e mirë ajo kur një produkt kryen punë të dyfishtë. Një bazë grimi e cila turbullon papërsosmëritë? Mirë. Një bazë grimi e cila turbullon, hidraton dhe mbronë? Edhe më mirë.

Bëni gjum të duhur

Studimet kanë vërtetuar se qelizat e lëkurës punën më të madhe të rigjenerimit dhe ripërtrirjes e bëjnë kur jeni në gjum. Aplikoni produktet më të mira që keni kundër mplakjes gjatë natës dhe mundohuni të bëni gjum në një jastëk mëndafshi ose maskë të syve për një efekt më të mirë.

Konsumoni më shumë ujë

Konsumimi i ujit është këshilla e zakonshme për një lëkurë të mirë dhe të bukur. Edhe pse shumë njerëzve kjo mund të ju duket e kotë, kjo këshillë është e lashtë e cila asnjëher nuk do të heshti. Derisa lëkura do të vazhdojë të jetë një organ, do i duhet ujë për të hidratuar qelizat.

Qelizat e dehidratuara shkaktojnë lëkurë të tharë, e cila pastaj shëndrrohet në linja të vogla, rrudha dhe ton të pabarabartë të lëkurës.

Fshehni sytë e lodhur me një korrektorë kremoz

Zona përreth syve është paksa problematike. Lëkura është shumë e ndjeshme, dhe aplikimi i tepërt i produkteve nuk do të duket bukur, madje do i theksojë edhe më shumë linjat dhe rrudhat në fytyrën tuaj. Pra si të mbuloni ato qarqe të errëta?

Si për fillim, provoni një korrektor kremoz që përzihet mirë në lëkurë. Zgjedhni një formulë e cila është më shumë si : hidratuesi takon korrektorin se sa ndonjë formulë që ngjitet. Nëse dëshironi më shumë mbulesë atëherë vetëm shtresojeni më shumë.

Largoni enjtjen me një masazhë faciale në mëngjes

Rollerët facial Jade, si ata nga Herbivore, duken paksa të tepruara nga modelet e pistave por origjina e tyre shkon që nga shekulli 17 në Kinë. Shoqëria e lartë do të rrokulliste një gurë të rrumbullakët të lëmuar të ngjitur në një dorezë mbi ballin e tyre, mollëza dhe rreth gojës së tyre, duke bërë shtypje në fytyrë nga qendra drejt anëve të jashtme të fytyrës.

Nëse ndonjëherë keni bërë ndonjë masazhë fytyre atëher ju e njihni këtë teknikë. Rollerët e Jade ndihmojnë në ç’enjtjen e lëkurës përderisa stimulon qarkullimin dhe drenazhën limfatike.

Rigjallëroni lëkurën me mikrogjilpëra

Nuk keni nevojë për termine në salone as tek dermatologu. Tretmani i mikrogjilpërave, teknika e njejtë e përdorur nga estetikët për të nxitur kolagjenin dhe shërimin natyral, kjo mund të bëhet në shtëpi.

Duket e tmerrshme, por përdorimi i GloPRO Microneedling Regeneration Tool mund të ndihmojë që të transformoni lëkurën tuaj. Rrokullisni kokën, e cila përbanë mikrogjilpëra të vogla, në fytyrën tuaj. Gjilpërat pa dhimbje futen në epidermë duke nxitur lëkurën të shërojë veten dhe të prodhojë lëkurë të re dhe të butë.

Aplikoni produktet tuaja të preferuara për një thithje më të mirë dhe më të thellë përderisa lëkura është duke u shëruar.