Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

7 gabimet që i bëni gjatë fshehjes së akneve me anë të grimit!

Edhe nëse jeni duke përjetuar një ditë të përsosur me flokun tuaj të mrekullueshëm apo po kaloni një ditë të mirë në punë, disponimi juaj mund të prishet vetëm nga një gjë shumë e vogël: aknet. Puçrrat jo vetëm që janë të pa hijshme por gjithashtu të pafalshme. Ato janë vështirë të fshihen dhe të mbulohen nëse nuk i dini teknikat e duhura.

Edhe pse puçrrat janë në forma të ndryshme, ka disa teknika të grimit të cilat ndihmojnë në zvoglimin e dukjes së tyre në fytyrë. Mbulimi i plotë i duhur ose finesa e një sfungjeri mund të jetë dallimi në mes kompleksit natyral të fytyrës dhe atij të tepërt.

Për të mësuar se si të zhdukni ato dhe gabimet që i bëni gjat procesit, ne biseduam me grimerin Kelli J. Barlett, Allan Avendano dhe Dominique Lerma.

Ju nuk i lejoni ato të shërohen si duhet

Shtresimi i grimit të tepërt mbi akne jo vetëm që do i bëjë ato më të dukshme por gjithashtu do e ngadalsojë procesin e shërimit. Nuk është e mjaftueshme vetëm që ti mbuloni ato dhe të shpresoni që do të zhduken – trajtimi i lëkurës nën grim do ndihmojë ato të largohen më shpejtë. “Një gabim i zakonshëm kur femrat bëjnë mbulimin e plasaritjeve është që nuk u japin kohë atyre të shërohen para se ti mbulojnë ato,” thot Lerma. “Asnjëher nuk do kisha rekomantuar vendosjen e grimit në një plasaritje të hapur e të freskët. Është po aq e papastërt sa e mendoni dhe kjo do shkaktojë që plasaritjet të mos shërohen dhe vetëm se të përkeqsohen.

Ju po përdorni mjete grimi të papastra

Mos pastrimi i brushave dhe sfungjerave mund të shkaktojë rritje të baktereve në to, e cila i përkeqëson aknet dhe puçrrat në fytyrën tuaj. “Para se të filloni me grim, ju duhet të siguroheni që çdo gjë është e pastër, dhe se brushat dhe sfungjerët nuk janë të flliqura,” thot Avendano. Bobbi Brown thot se brushat të cilat përdoren përreth syve duhet të pastrohen të paktën 2 her në muaj përderisa të tjerat munden të pastrohen vetëm 1 her në muaj.

Nuk po hidratoni lëkurën sa duhet

Edhe nëse nuk vuani nga plasaritje dhe akne në fytyrë, hidratimi gjithmonë duhet të jetë hapi i parë për ju para se të filloni me grimin e fytyrës, pasi që hidratimi i ofron bazës së grimit dhe korrektorit një bazë të lëmuar të lëkurës. Gjithashtu do ndihmojë në shmangien e pamjes se keni vendosur shumë grim në lëkurë. “Kujdesi i lëkurës është shumë i rëndësishëm, sidomos kur keni probleme me akne dhe plasaritje,” thot Lerma. “Unë rekomandoj të ndjekni një rutinë për kujdesin e lëkurës dhe të aplikoni pak më shumë hidratues në zonat e prekura nga plasaritjet dhe pastaj të aplikoni primer në tërë fytyrën.”

Avendano pajtohet duke spjeguar se aplikimi i hidratuesit para bazës së grimit bën një ndryshim të madh në lëkurë të prirur nga aknet. “Gjithnjë që punoj në dikë që ka akne, un aplikoj në fillim hidratues në zona të thata që ato të hidratohen duke siguruar që baza e grimit dhe korrektori të mos prishen në ato zona, dhe të duken të lëmuar dhe bukur,” thot ai.

Ju nuk po përdorni korrektor me ngjyrë

Korrektori me ngjyrë mbase duket paksa i pakuptueshëm, por pasi të kuptoni se si funksionojnë ngjyrat, ato mund të bëhen sekreti juaj për një pamje pa akne. Korrektorët me ngjyra janë shumë të mirë për puçrra të kuqe ose plagë të errëta të akneve,” thot Barlett. “Unë zakonisht përdor hijen e gjelbër për njolla të kuqe dhe të inflamuara, por për këtë mund të përdorni edhe atë në hije të verdhë. Hijet e pjeshkës zakonisht mbulojnë njollat e errëta gjithashtu.”

Pasi që pak shkon shumë kur është fjala për plasaritje, Lerma ju sugjeron që të filloni me sasi të vogël të produktit dhe pastaj nëse ka nevojë, të shtoni më shumë, sidomos ky rregull ka shumë rëndësi kur punoni me korrektorë. “Nëse përdoret në mënyrë të duhur, korrektori me ngjyrë do bëjë çudira në lëkurën tuaj,” spjegon ajo. “Unë gjithnjë sugjeroj që të filloni me një sasi të vogël të produktit dhe pastaj të shtoni nga ai nëse keni nevojë, pasi që gjithnjë është e lehtë të shtoni por do jetë e vështirë të largoni atë nëse e keni tepruar.”

Nuk keni zgjedhur ngjyrën e duhur të korrektorit

Ashtu sikur ju duhet të gjeni hijen e duhur të bazës së grimit për t’a përshtatur atë me tonin tuaj të lëkurës, përdorimi i hijes së duhur të korrektorit është i rëndësishëm për mbulimin e plasaritjeve. “Një nga gabimet më të mëdha që njerëzit i bëjnë është hija e gabueshme e korrektorit e përdorur në plasaritjet e tyre,” thot Bartlett. “Nëse ngjyra është shumë e hapur dhe puçrra ka një teksturë të fryer, nuk do të përshtatet me ngjyrën e lëkurës përreth. Zgjedhni të duhurën që përshtatet me tonin e lëkurës suaj, ose pak më e thellë, në mënyrë që të mund të fshehni ato të patëmeta.

Ju po përdorni llojin e gabuar të brushës

Për të mbuluar në mënyrë të përsosur plasaritjet, përdorimi i brushës së duhur është thelbësor. Avendano betohet në një brushë me qime të shumta, për të aplikuar bazën e grimit në klientët e tijë që kanë probleme me plasaritje. “Me bazë, unë përdor një brushë të thatë,” thot ai. Ai thot se nuk përdor sfungjer pasi që ai beson se ato largojnë produktet nga njollat – e kundërta e asaj që ju dëshironi.

Megjithatë, jo të gjithë grimerët pajtohen me këtë gjë. Përderisa Bartlett preferon brushat,ajo gjithashtu përdor sfungjer për të përfunduar grimin, gjë të cilën ajo e quan “qasje e kombinuar”. Një brushë e forë e vogël mund të ju ofrojë mbulim të shënjestruar, spjegon ajo, duke shtuar se një brushë me plotë qime do ndihmojë gjithashtu.” Një sfungjer ju ndihmon të shkrini grimin në lëkurë dhe të bëni që të mos duket fare.” thot ajo. Nëse ju po mbuloni një plasaritje të keqe, Bartlett rekomandon përdorimin e një sfungjeri të thatë për një mbulim të plotë, pasi që sfungjeri i njomë e shpërndanë më shumë bazën e grimit.

Po aplikoni grim të tepërt

Një nga mësimet e bukurisë që ju duhet të dini është se ju po shpenzoni shumë produkt për të mbuluar dhe fshehur aknet dhe plasaritjet, gjë e cila mund të përkeqsojë pamjen. Shumë pudër bën që puçrrat të fitojnë më shumë teksturë dhe të bëhen më të dukshme,” thot Avendano. Në fillim, sigurohuni që po hidratoni zonat e thata në fytyrë, pastaj përdorni një korrektor me ngjyrë, dhe pastaj aplikoni bazën e grimit. Pastaj lehtësisht aplikoni korrektor me një brushë të rrafshtë në zonat që kanë nevojë për kujdes të veçantë. Shtresoni produktin në shtresa të holla derisa plasaritjet të mos shihen. Përfundoni grimin duke aplikuar pudër pluhur lehtësisht në mënyrë që të siguroni në fytyrë produktet e tjera.