Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

7 dizajne të arta të thonjve që duhet t’i provoni!

Zakonisht në dasma mund të shihni ari të shumtë si dhe shkëlqim, qoftë stoli ose fustane. Dhe kur është fjala për të zgjedhur ngjyrën për artin e thonjve për të përshtatur me pamjen e veshjes suaj, atëher ku ka më mirë se sa të zgjedhni një ngjyrë ari? Ngjyra e pasur është glamuroze dhe e ndryshueshme sa që shkon me cilën do ngjyrë ose dizajn. Nuk na besoni? Vërtetohuni vet.

Ne ju kemi sjellur 5 mënyra se si mund të aplikoni ngjyrë ari në manikyrin tuaj.

Nude ari

Nude gold leaf

Pasi që arti i thonjve me foli është një trend i përhershëm, nuk mund të mungojë në listën tonë asnjëher.

Ari me xixëllimë

Glittery golden

Një kombinim i ngjyrës bezh dhe ari me pak xixëllimë është e tëra që juve keni nevojë.

E zezë ari

Starry night

Fustan të zi? Kjo ngjyrë e zezë me shkëlqim do e bëjë pamjen tuaj edhe më elegante.

Ombre ari

Gold Ombré

Kur jeni në dyshime rreth manikyrit të ardhshëm, 1 ngjyrë e vetme është paksa e mërzitshme. Kombinoni 2 hije të arit për të arritur një manikyr ombre.

Maje french ari

Golden French tips

Merrni një manikyr me ngjyrë të kuqe me maje french ari për një pamje elegante.

Roze ari metalike

Metallic rose gold

Ashtu si buzët metalike dhe grimi i syve metalik, thonjt metalike janë një trend i bukur për këtë stinë.

Dizajne lulesh dhe gurë

Floral bling

Dasmat dhe lulet janë për njëra tjetrën, dhe kur flasim për trende të thonjve, zgjedhja e parë për një manikyr dasme janë lulet.