Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

7 gabimet e zakonshme të stërvitjeve që shumica e njerëzve i bëjnë

Ju keni shpenzuar orë të tëra në palestër, por ende rezultatet nuk e kanë marrë kohën e tyre të duhur për t’u treguar. Sigurisht tani po përpiqeni të kuptoni, ku jeni duke gabuar apo nëse jeni duke u përpjekur mjaft. Mos u nxitoni, sepse mund të ketë gabime në stërvitje që ndoshta i bëni pa e kuptuar. Lexoni për të parë nëse jeni duke bërë ndonjë nga këto gabime të zakonshme stërvitore.

Overtraining yourself

Stërvitja e tepërt

Është një mit i zakonshëm që, nëse e stërmundoni veten, do të humbni më shumë peshë. Por nuk e dini se jeni duke dëmtuar trupin tuaj. Trupi juaj kërkon pushim. Stërmundimi i muskujve tuaj vetëm do të rritë nivelin e stresit dhe ulë efektin. Nuk është diçka e shëndetshme afatgjate.

Not following a diet

Ushqim i kontrolluar

Një tjetër besim i përbashkët – është në rregull të hani çdo gjë që dëshironi, për sa kohë që punoni. Pasi të keni një ide realiste për sasinë e kalorive që përmbajnë ushqimet tuaja të preferuara, do ta dini saktësisht pse ndjekja e dietës është thelbësore. Të ngrënit sipas dëshirës është e lejueshme një herë në ndonjë kohë (kështu, për të mashtruar ditët!), por nëse nuk bëhet zakon.

Eating the wrong post workout foods

Ngrënia e ushqimeve të gabuara pas stërvitjes

Po, jeni të uritur pas stërvitjes dhe do të gëlltitni çdo gjë që vjen në duart tuaja së pari. Por ngrënia e ushqimit të duhur pas stërvitjes do të ndihmojë në shpëtimin e stërvitjes tuaj të mos shkojë dëm. Ushqimet e duhura ndihmojnë në rindërtimin e indeve të dëmtuara dhe ringjalljen e muskujve të lënduar. Pra, duhet të ushqeheni aq sa të ndjeheni të ngopur deri në vaktin e ardhshëm.

Taking in too many supplements

Marrja e proteinave shtesë

Gjithkush që stërvitet di shumë mirë për hiperndikimin e pijeve dhe shtesave proteinike. Ato janë menduar si pije magjike që përshpejtojnë rezultatet e stërvitjes. Megjithatë, para se t’i konsumoni, sigurohuni që të konsultoheni me trajnerin tuaj të palestrës ose ndonjë ekspert fitnesi për dozën e duhur të shtesave të nevojshme për llojin e trupit tuaj.

Skipping warm-ups and stretches

Shmangia e nxehjes dhe shtrirjes

A jeni vërtetë shumë të zënë, apo thjesht të mërzitshëm dhe dembelë, kur i shmangni nxemjen dhe shtrirjen? Ashtu siç përgatiteni para se të shkoni në një udhëtim, edhe trupi juaj duhet të përgatitet që të jetë në gjendje të përballojë stërvitjen intensive që do ta vendosni. Në mënyrë të ngjashme, shtrirjet janë një mënyrë për të mbajtur muskujt fleksibël pas ushtrimit.

Not getting enough sleep

Nuk bëni gjumë sa duhet

Ju ndoshta bëni një jetë të ngarrkuar, dhe mezi arrini të gjeni kohë për të vizituar palestrën, e lëre më të flini sa duhet – por kjo nuk është mënyra e duhur për të shkuar në palestër. Fitnesi nuk nënkupton vetëm stërvitje dhe ushqim të shëndetshëm, duke bërë gjumë të mjaftueshëm është gjithashtu e rëndësishme. Ndihmon në rinimin e muskujve. Lexoni këto artikuj mbi ushqimet që duhet ngrënë dhe ato që duhet shmangur për t’ju ndihmuar të fleni më mirë.

Getting distracted during workout

Largoni shqetësimin gjatë stërvitjes

Kjo është më e lehtë, veçanërisht nëse punoni në një palestër të mbushur me njerëz. Ndërkohë që pritja e radhës për në makinat mund të jetë e paevitueshme ju mund t’i shmangni ca veprime  tjera që thyejnë lidhjen tuaj gjatë stërvitjes. Do të thotë të kontrolloni telefonin tuaj, duke pushuar më shumë, duke biseduar me bashkëpjesëmarrësit në palestër, në mes grupeve etj. Vetëm qëndroni të fokusuar. Ju do të ndjeheni shumë më mirë dhe do t’i vëreni rezultatet shumë më shpejt.