Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

7 arsye befasuese pse keni zbokth në flokë!

Zbokthi mund të paraqitet tek secili nga ne, por nëse jeni të lodhur nga kjo gjendje dhe keni turp të ekspozoni flokët tuaja, atëherë lexoni në vazhdim 7 shkaqet befasuese dhe zgjidhjen për secilën prej tyre.

  1. Produktet për flokë

Në disa produkte për kujdesin e lëkurës mund të ju shkaktojnë lëkurë të leskëruar, e njejta ndodhë edhe me produktet e flokëve dhe skalpit apo kokës. Në vend që të pastrojnë flokët tuaj, ato lënë një mbetje të yndyrshme duke lejuar kështu rritjen e qelizave të vdekur dhe papastërtive tjera.

Zgjidhja: keni kujdes nga përbërësit! Gjtihmonë kontrolloni se çfarë produkte aplikoni në flokët tuaj. Keni kujdes nga përbërësit si sulfate, silikoni, formaldehidi, këto mund të shkaktojnë reaksione alergjike në kokën tuaj dhe krijimin e zbokthit.

  1. Keni skalp të papastër

Nëse e lani kokën vetëm një herë në javë dhe përdorni shampo të thatë gjatë tërë kohës, atëherë është mëse e natyrshme krijimi i papastërtisë, yndyrës dhe qelizave të vdekur.

Zgjidhja: lani flokët çdo të dytën ditë! Në këtë mënyrë ju do të keni një skalp të pastër nga përdorimi i sprejeve të ndryshme, shampove të thatë apo produkti tjetër që ju bën kokën të papastër.

  1. I stiloni flokët shpesh

Nëse aplikoni shpesh xhel, pomadë apo dyll, atëherë lejoni hapësirë për flokë të yndyrshme dhe formimin e zbokthit.

Zgjidhja: lërini flokët të ju pushojnë! Gjatë fundjavës, bëni pak pushim me stilimin e flokëve dhe lërini ashtu natyrale!

  1. Nuk ushqeheni si duhet

Po, ushqime të caktuara mund të nxisin zbokthin tek skalpi apo koka. sipasTeen Vogue, thuhet se këto ushqime mund të shkaktojnë paraqitjen e zbokthit si djathi, qumështi, ushqimet me sheqer dhe ato pikante.

Zgjidhja: përjashtoni ushqimet e tilla nga dieta juaj ushqyese!

  1. Jeni të stresuar

Stresi mund të ndikojë shumë në gjendjen e shëndetit tuaj, por edhe të flokëve, duke rezultuar kështu në kruarje dhe krijim të zbokthit.

Zgjidhja: meditoni! Bëni frymëmarrje të thella disa herë në ditë për të qetësuar veten, ose praktikoni joga për t’u relaksuar!

  1. Ju nuk krehni flokët

Krehja e flokëve ndihmon në largimin e papastërtive dhe mbetjeve në skalp, kështu duke eliminuar rrezikun e paraqitjes së zbokthit.

Zgjidhja: krehni flokët pasi të dilni nga dushi!

  1. Keni sëmundje të lëkurës

Nëse keni ndonjë sëmundje të caktuar të lëkurës si ekzemë apo psoriazë, ekziston mundësia e paraqitjes edhe e zbokthit, pasi që këto shpërndahen në tërë kokën.

Zgjidhja: konsultohuni me një specialist! Nëse zbuloni se keni një kokë me lëkurë të irrituar, atëherë vizitoni mjekun tuaj.