Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ushqime me karbohidrate dhe proteina që duhet shtuar në dietën tuaj!

Nëse mendoni se ushqimi i shëndetshëm nuk nxitë ndjenjën e shijes, ju nuk keni eksperimentuar në kuzhinë. Ka shumë mënyra për ta bërë çdo vakt shumë më të shëndetshëm dhe shumë më të thjeshtë se sa mendoni. Nëse i jeni kthyer stërvitjes së plotë në palestër dhe keni nevojë për t’i dhënë muskujve tuaj të lodhur ca proteina shtesë dhe t’i zbritni karbohidratet pa shumë mund, këtu keni 6 mënyra të lehta për t’i përdorur …

Eggs

Vezët

Pjesa më e mirë për vezët? Ato janë një burim i shkëlqyer i proteinave me çmim të ulët dhe mund të gatuhen në numër të pafund mënyrash. Bëni vezët tuaj si omëletë, një anë me diell, të fërguara dhe të ziera, në çfarëdo mënyre që ju pëlqen! Duke pasur parasysh faktin se shumica prej nesh e shmangim mëngjesin për shkak se zakonisht vrapojmë të mos vonohemi për në shkollë ose për punë, një vezë e zier e shoqëruar me një kafe është zgjedhja më e shpejtë dhe më e shëndetshme që mund ta bëni gjatë daljes nga dera.

Date and almonds

Hurmët dhe bajamet

Kokrrat e hurmës dhe bajameve ju japin mjaft proteina dhe energji të shpejtë para stërvitjes. Hurmet janë të pasura me sheqerna natyral si glukoza dhe shije absolutisht të lezetshme. Një grusht bajame dhe hurme janë një ushqim i shtuar dhe mund t’ju ofrojnë rreth 2.5 gram proteina! Së bashku, ato bëjnë një ngrënie të shëndetshme, që shton energji.

Chicken

Pula

Ushqimet me nivele të larta të proteinave janë të njohur për efektin e reduktimit të peshës, duke e bërë pulën, një nga ushqimet kryesore kur është fjala për humbje peshe. Për ata që janë në lëvizje – qoftë në klasë, praktikë apo shumë mbledhje – një sanduiç me pulë dhe bukë të zezë dhe pak lakër, qepë dhe spec (dhe djathë nëse nuk jeni në diete të rreptë) duhet të jetë një meze e përsosur e lehtë.

Peachy Green Protein Smoothie

Smoothie i gjelbërt proteinash

Nëse dëshironi të filloni ditën tuaj me një vlerë të shëndetshme, bluani së bashku një gotë qumësht bajamesh të pa sheqerosur, një gotë ananas të ngrirë, gjysmë banane, një gotë spinaq dhe një lugë gjelle vaj liri. Është freskuese e përsosur pas palestrës, e mbushur përplot me ushqyes dhe ju mbanë të ngopur deri në kohën e drekës.

Prawns and couscous salad

Karkaleca dhe sallatë couscous

Karkalecat me sallatë kuskus janë një drekë e pasur me proteina. Karkalecat janë të mrekullueshëm për një dietë me kalori të ulëta (100 gramë përmbajnë 25 gram proteina) dhe një gotë kuskus ka rreth 2 gram fibra dietale që luan një rol të madh në ruajtjen e shëndetit tuaj. Kjo sallatë kuskus është e sigurtë se do të bëhet një element kryesor në të ushqyerit tuaj, sepse ajo vlenë si një pjatë e shëndetshme, por është gjithashtu në sinkronizim me planin tuaj për humbje peshe.

Oatmeal

Bollguri

Shtimi i servimit të bollgurit në dietën tuaj të përditshme është një mënyrë për të shtuar pak proteina. Pa marrë parasysh se cilin varietet ju zgjedhni, bollguri mund t’ju jep më shumë se 10-14% të proteinave të nevojshme gjatë ditës. Ngrohni një tas me bollgur me fruta dhe arrat tuaja të preferuara dhe filloni ditën me një mëngjes të shëndetshëm.