Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

6 tutoriale me baza grimi mat për një lëkurë pa shkëlqim!

Edhe pse ende po shohim grime me pamje të njomë, përfundimet mat janë rikthyer me një pamje dhe ndjenjë të re, dhe ne jemi të fiksuar pas tyre. Në vend që të mbuloni në tërësi lëkurën dhe të krijoni një kavanac të rrafshtë dhe një ngjyrëshe, bazat e grimit mat kanë marrë kontrollin mbi përfundimet me shkëlqim që duken bukur në kamerë dhe në jetë reale.

Pamja që zgjatë gjatë tërë ditës

Një nga favoritet në Youtube, Raye Boyce shpërndan me publikun rutinën e pamjes super mat, rezistent ndaj djersës, ndaj yndyrës si dhe mbuluese e cila duket shumë bukur.

Një shkëlqim të shëndetshëm mat

Nëse dëshironi të zotëroni pamjen me shkëlqim mat, shikoni tutorialin nga Marie Jay.

Pamja që mund t’a arrijnë të gjithë

Jamie Genevive tregon rutinën e sajë të përditshme të grimit në video, e cila përfshin grimin neutral të syve dhe buzëve si dhe një lëkurë mat dhe me shkëlqim.

Pamja Insta-Glam

Nëse dëshironi t’i mirëmbaheni një pamje mat të tërësishme, ne ju rekomandojmë të provoni verzionin e Kaushal Beauty ku ajo përshtat një bazë mat me sy të tymosur mat dhe një ngjyrë të thellë neutrale të buzëve.

Për fillestarët në botën e bukurisë

E krijuar me një fillestar në mendje, Roxette Arisa shpërndan një tutorial për t’ju ndihmuar të arrini një bazë të pa të metë – bazë mat, kontur dhe theksues të përfshirë.

Full Glam Mat

Nëse po mundoheni të kurseni të holla por prap se prap të arrini një pamje elegante mat, atëher provoni këtë pamje nga Amy Macedo.