Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

6 truqet e përdorimit të vazelinës gjatë natës!

Ka shumë mënyra të ndryshme të përdorimit të vazelinës andaj nuk është çudi pse të gjithë e përdorin. Për fillestarët, mund të përdorni këto gjashtë truqe gjatë natës që e përmirësojnë rutinën tuaj të bukurisë.

Vaseline Relieves cracked heels

I zbut thembrat e plasaritura

Vazelina është një ilaç ideal për zbutjen e thembrave të plasaritura. Aplikojeni në sasi të konsiderueshme gjatë natës e pastaj vishni një palë çorape. Kështu do e mbyllni lagështinë dhe do të zgjoheni më këmbë më të lumtura.

Vepron si kremë për kutikula

Vazelina është e shkëlqyeshme për hidratimin e duarve, e posaçërisht të kutikulave të thata dhe të plasaritura.

Use Vaseline as a lip balm

Përdoret si balsam për buzët

Nënat tona e kanë përdorur vazelinën për shërimin e buzëve të thata dhe të plasaritura. Që të mbani buzët të freskëta, aplikoni edhe ju një shtresë me vazelinë gjatë natës. Kjo gjë do e mbyllë lagështinë dhe do të zbusë buzët e juaja.

Parandalon kruarjen

Nëse përjetoni kruarje të bezdisshme gjatë stërvitjeve, provoni vazelinën. Duke e lubrifikuar lëkurën mund të parandaloni fërkimin e dhimbshëm. Nëse keni orarin e stërvitjeve në mëngjes, aplikojeni vazelinën gjatë natës dhe nuk do të keni probleme të tilla.

Vaseline Protects hair ends

Mbron skajet e flokëve

Vazelina nuk kufizohet vetëm në kujdesin ndaj lëkurës. Nëse flokët e juaja përfundojnë me skaje të thata, mund të pësoni thyerje dhe ndarje të tyre. Merrni një sasi të vogël të produktit dhe aplikojeni vetëm në skajet e flokëve, kjo gjë do ushqejë dhe mbrojë flokët që mos të keni probleme të tilla.

Përdoret si balsam pas depilimit me dyll

Nëse pas depilimit ose rruajtjes përjetoni iritim të lëkurës, është më mirë të aplikoni vazelinën menjëherë pas. Do e zbusë lëkurën dhe do e mbajë lagështinë të paprekur.