Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

6 truke si të ndaloni shprehinë e kafshimit të thonjve!

Largoni këtë shprehi dhe mirëmbani thonjtë në mënyrë të shëndetshme, pa nevojën e kafshimit të tyre…

Ashtu sikur shumë shprehi të këqija, edhe kafshimi i thonjve është i njohur shkencërisht. Andaj, në vazhdim po ju paraqesim disa  këshilla si mund të parandaloni këtë zakon të keq, madje të dëmshëm për thonjtë tuaj.

  1. Identifikoni shkakun tuaj

Është më lehtë të thuash mos kafsho thonjtë se sa ta bëni. Së pari ju duhet të identifikoni se çfarë mund të shkaktojë që të kafshoni thonjtë. Nëse bëhet fjalë për stresin, atëherë angazhohuni në aktivitete relaksuese si joga apo dëgjim i muzikës. Nëse bëhet fjalë për ankthin apo nervat, atëherë do të ju ndihmojnë aromat e dhomës që të qetësoheni. Nëse fajtori është thjeshtë mërzitja, atëherë zëvendësoni këtë ves të kafshimit me diçka tjetër, për shembull të aplikoni krem për duar.

  1. Aplikoni manikyr me xhel

Thuhet se nevoiten 21 ditë për të thyer këtë zakon të keq dhe një manikyr i mirë me xhel duhet të zgjasë tri javë – kështuqë testoni teorinë! Ju sigurisht nuk do të dëshironi të prishni thonjtë tuaj të mrekullueshëm me shkëlqim, sidomos pasi të keni paguar për t’i bërë ato, dhe shtresat e xhelit krijojnë një shtresë të trashë që është shumë e vështirë për t’u kafshuar, madje edhe nëse provoni.nuk ju pëlqejnë ngjyrat? Mos keni merak, shumica e brendeve të llaqeve ofrojnë xhel me nuancë nudo apo të tejdukshme.

  1. Bëni rregullisht manikyr

Manikyret e rregullta janë poashtu një ide e mirë sepse ju do të filloni të pëlqeni mënyrën se si duken thonjtë tuaj dhe po, thonjtë e shkurtër mund të duken tepër elegant. Jo vetëm që do të kurseni paratë nëpër frekuentime të salloneve, por do të mësoheni edhe vet të bëni art me duart tuaja!

  1. Zëvendësoni me shprehi të mira

Nëse shkaku juaj është mërzitja, atëherë tentoni të fusni shprehi të mira në stilin tuaj të jetesës, duke zëvendësuar kështu përfundimisht zakonet e këqija. Për shemubll, rregulloni çdo ditë formën e thonjve tuaj, aplikoni vaj në mëngjes dhe në mbrëmje për të parandaluar thatësinë dhe brishtësinë si dhe konsumoni suplement me biotin, që të ndihmojnë thonjtë tuaj të rriten të fortë dhe të gjatë (sigurisht nëse nuk i kafshoni ato).