Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

6 trende të ngjyrave pranverore të flokëve që ia vlenë ti provoni!

Sikur na duhet arsye më tepër për ta dashur pranverën.

Pranvera është këtu, që do të thot se mot i ngrohtë, njerëz më të ngrohtë dhe tani verzione të ngrohta të ngjyrës së flokëve tuaj, sipas ambasadorit të Redken Ryan Pearl.

Në vazhdim keni 6 trende të ngjyrës së flokëve për stinën e pranverës:

Bjonde gjalpi

Ryan thot, se duhet të largoheni nga nuancat e akullta të dimrit dhe të kaloni në ato më të ngrohta. Me theksime të arta si këto, ju do arrini ngjyrë që duket më natyrale se sa tonet e ftohta dhe të akullta.

E kuqe bakër

Bëni flokun tuaj të kuq joshës edhe më të ngrohtë këtë pranverë me një ngjyrë bakër të hapur. Ryan thekson se ju duhet të punoni me tonin e lëkurës suaj para se të vendosni për zgjedhjen e një hije të bakrit. Dhe me aq shumë lloje të tijë, me siguri që do gjeni hije të ndryshme që ju përshtaten juve.

Kafe e pasur me theksime

Nuk po ju pëlqen ideja të zbardhni flokun në tërësi? Provoni të shtoni disa theksime në ngjyrat më të errëta thot Ryan. Për të arritur këtë pamje, thuani stilistit të shtojë disa fije të hapura rreth fytyrës dhe drejt majave të flokut që të theksojë teksturën natyrale. Kujdes: në mënyrë që të arrini efektin sa më natyral, kërkoni nga stilisti të zgjedh theksime që janë vetëm disa hije më të hapura se sa ngjyra e flokut tuaj natyral.

Pastel

Floku i ylbertë është një trend në çfarë do kohe të vitit, por Ryan thot se në vend të një ngjyre të theksuar , zgjedhni një hije të butë dhe më të hapur për këtë stinë. Pasi që përpos luleve, asgjë nuk tregon pranveren  se sa ngjyra pastel. Provoni këtë pamje duke përzier një ngjyrë semi-permanent në ngjyrën tuaj të preferuar për të arritur një hije më të hapur.

Rrënjë të errëta

Rrënjët e errëta janë rikthyer në modë, pa marrë parasysh se çfarë po ju thot instinkti juaj.

E kafe e thellë dhe e zezë me dimenzione

View this post on Instagram

⚡️ @marianna_hewitt 💄@kaleteter #cashlawlesshair

A post shared by CASH (@cashlawlesshair) on

Për kafe të thellë dhe hije e zezë, Ryan sugjeron shtimin e vetëm disa theksimeve vetëm përreth fytyrës suaj për një dimenzion të butë në flokun tuaj të errët .