Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

6 trende të bukurisë nga stina e verës dhe si ti aplikoni ato për këtë vjeshtë!

Me vjeshtën në prag, nuk ka kohë më të mirë për të reflektuar trendet më të mëdha të verës – si dhe për të zgjedhur ato të cilat do ti aplikojmë në stinën e ardhshme.

French Manikyri

Këtë stinë kemi patur mundësinë të shohim rikthimin e shumë stileve nga vitet e 90-ta, dhe sëbashku me ato xhaketa të thurura dhe taket flip flop erdhi edhe french manikyri. Trendi me ngjyrë të bardhë u aplikua nga pothuajse çdo femër e famshme, nga Beyonce tek Bella Hadid dhe me shumë gjasa që do të mundeni ti përshtatni ato me një bluzë kashmiri me mëngë të gjata.

Pamja elektrike e syve

Pas një stine të mbushur me pamje pasteli të syve, kjo verë na mundësoi të shohim një mori të hijeve të veçanta. Kemi patur mundësinë të shohim pamjen e syve “baby blue lids” të Katy Perry, të kombinuara në mënyrë të përsosur me një xhup me ngjyrë neoni të hapur, si dhe pamjen e syve të ylbertë roze dhe me ngjyrë të verdhë kaleidoskope, pamje unike e modeles Cara Delevingne.

Flokë shumë të gjata kaçurrele

Pamja e flokëve të gjata me kaçurrele ishte një pamje e preferuar e stilit të flokëve për stinën e verës. Këtë keni patur mundësi ta shihni tek Kylie Jenner me pamjen e flokëve me valë të inspiruara nga sirenat.

Zbulimi i këmbëve

Gjatë verës u paraqit 1 trend i veçant i cili i mahniti të gjith në të gjitha mbrëmjet e tapetit të kuq, që nga Cannes e tek Calabasas: zbulimi i këmbëve. Këtë keni patur mundësinë ta shihni tek Chrissy Teigen, Andie MacDowell, Selena Gomez dhe shumë të tjera.

Stili “Bob” dramatik

A ka ndonjë gjë më transformative se sa një prerje sezonale e flokëve? Këtë na e dëshmoi Kim Kardashian me stilin Bob ku ajo la anash zgjatjet e flokëve dhe zgjedhi këtë stil.

Thonj neon të gjelbër

Përderisa pedikyri nude është i përshtatshëm gjithnjë, kjo verë na befasoi me hije të ndryshme. E gjelbër neoni u aplikua nga shumë të famshëm si: Cardi B dhe Hailey Bieber.