Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

6 Trende nga shfaqjet Vjeshtë 2019 Couture!

A thua vallë si duket Couture Fashion në mbrëmjen e një dekade të re? Fillimisht, gati për të festuar. Sezoni Vjeshtë 2019 ishte më joshës se sa kemi parë për një kohë të gjatë, ku dizejnerët kishin shfrytëzuar prerje të veshjeve duke zbuluar këmbët. Peter Dundas propozoi veshjet e festivalit me një emocion boho, përderisa të tjesët theksuan formën me pëlhurë a la grecque. Pastelet delikate balancuan paletën e errët që u pa tek Christian Dior, u Maria Grazia Chiuri shfaqi një koleksion të tërin të zi.

Ngjyra dhe romanca kanë qenë firma e Valentino Pierpaolo Piccioli. Mes propozimeve të tija u panë skaje dhe printe kafshësh, që ishin të shpërndara mes shumë shfaqjeve.

Rrobaqepsia, një tregim i madh në fund të shfaqjeve, ishte e madhe. Ashtu siç keni mundur të shihni, shumica e kolesioneve u hapën me një kostum, shembull ato të Alexandre Vauthier të cilat ishin fantastike.

Yjet e sezonit ishin fustanet ëndërrore, të inspiruara nga heroinat Shekspiriane. Shumica ishin të gjata, me pelerinë ose kishin mëngë të gjata. Për klientin që do i vesh këto, bota do jetë një skenë për të.

Kostume

Rrobaqepsia ishte një mesazh kryesor për këtë sezonë, dhe, duke huazuar nga Le Smoking, dukej për mrekulli në të zezë ose/dhe në të bardhë.

Femrat udhëheqëse

Një hap feminist në Ofelian e Shekspirit. Në pista ne pamë një romancë, fustane voluminoze të inspiruara nga heroinat e paharrueshme të Bard.

Natyra

Qoftë të thurura, të stampuara apo të qendisura, printet e kafshëve dukeshin shumë bukur.

Veshje Greke

A janë moderne? Pëlhurat klasike më shumë se kurrë, këtë sezonë u përdorën për të zbuluar trupin.

Me krahë

Inspiruar nga vitet e 1980 apo ndoshta nga engjujt, super dhe mëngët dhuruan një dramë të strukturuar.

Prekje e butë

Shumica e dizejnerëve po fillojnë dekadën e re me disa paleta të ngjyrave të lehta.