Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

6 Përbërës të lëkurës që nuk po përdorni por që duhet ti përdorni!

Ne do ju tregojmë se cilat janë dhe si t’i përdorni ato.

Çdo disa muaj një përbërës i ri për kujdesin e lëkurës po zbulohet dhe shumë shpejtë po popullarizohet – ato ju i gjeni në maska, serume si dhe krema të këmbëve etj. Por megjithatë, ka vetëm disa përbërës që kanë kaluar testin e kohës dhe janë bërë thelbësorë për kujdesin e lëkurës. “Ato janë përbërës hyjnor për kujdesin e lëkurës,” thot dermatologia Ranella Hirsch.

Me siguri keni ndëgjuar për të gjitha deri më tani. (Retinol, acid hialuronik, AHAs, peptidet si dhe Vitamin C.) Por prap se prap ende nuk keni kuptuar funksionet e sakta të atyre – dhe se si duhet ti përdorni ato.

Retinol: për lëmimin e rrudhave dhe luftimin e akneve

Nëse ka një përbërës që ka fituar popullaritet për vetitë e tija kundër rrudhave dhe përsosjen e ngjyrës së lëkurës, ky është derivati i vitaminës A. “Ja si qëndron puna me retinolin,” Hirsch spjegon. “Ne kemi përmendur atë në 1975 dhe ende po vazhdojmë sot e kësaj dite, pasi që efekti i tijë është i vërtetë.” Studim pas studimi, është vërtetuar që retinoli ndërton kolagjenin, zvoglon linjat e vogla, përmison teksturën e lëkurës si dhe lufton aknet.

Verzioni i dhënë në receta (acidi retinoik ose Retin-A) vepron shpejtë por kushton më shumë si dhe mund të thajë lëkurën. Ndërsa verzionet e tjera marrin rreth 10 javë deri sa të mund të shihni rezultatet e para, si dhe zakonisht janë të kombinuar me anti-inflamator për të qetësuar skuqjen, leskërimin ose tharjen e lëkurës, ato gjithashtu kushtojnë më pak se ato me recetë.

Cilin do lloj që ju përdorni, ju duhet të filloni me sasi të vogla dhe të rrisni atë pas një kohe përdorimi. Shmangni zhveshësit fizik dhe qërues përderisa përdorni retinol: mos harroni të hidratoni, si dhe të aplikoni mbrojtës kundër diellit për 6 muajt e parë.

Acidi Hialuronik: për hidratim të thellë të lëkurës

Kjo molekulë e vogël ndihmon në lyerjen e nyjeve dhe mban lëkurën e fryer, dhe është një nga humektantët më të mirë në botë. Çfarë nënkupton kjo? Përveç që është një hidratues i shkëlqyer, ai kombinohet mirë me përbërës të tjerë për kujdesin e lëkurës si: retinol, dhe t’a aplikoni çdo ditë. “Bukuria e acidit hialuronik është se nuk dallon llojet e lëkurës, ai mund të përdoret për të gjitha llojet e lëkurave, të gjitha moshat. Dhe e vërteta është se të gjithë duken bukur me lëkurë të hidratuar.”

Vitamin C: për nxitje të shkëlqimit

Doktorët adhurojnë vitaminën C pasi që është një antioksidant shumë i mirë dhe stimulon prodhimin e kolagjenit – me fjalë të tjera, rrit shkëlqimin dhe barazon njollat. Për rezultate të mira, kërkoni një me koncentrim më të lartë, deri në 20% në serume apo kremëra.

Vitamina C ka edhe anën tjetër të sajë: ajo humbet kur ekspozohet në oksigjen dhe dritë. Kërkoni paketime që nuk përmbajnë ajr, kujdes formula të çngjyrosura si dhe pasi që dihet se vitamina c humb efikasitetin në diell, më së miri është të përdoret gjatë natës, thot dermatologia Jeanine Downie. “Përdorni ato net që nuk aplikoni retinol,” shton ajo.

Peptidet: për formësim

“Mendoni peptidet si Lego kockat – ato janë kocka ndërtuese të proteineve,” thot Hirsch për forcuesit e lëkurës. Studimet tregojnë që peptide të caktuara mund të nxisin prodhimin e kolagjenit dhe shërimin e shpejtë të plagëve, ose imitojnë efektin e Botoksit kur aplikohet topikalisht. Kjo nënkupton që ju duhet të përdorni peptidet në të 30-tat kur ju vëreni që lëkura juaj më nuk është e shtrenguar ose e plotë si ishte në të 20-tat. Ato gjithashtu mund të përdoren në trupin tuaj për të lëmuar dhe formësuar lëkurën tuaj, si dhe mund të zbehin plagë dhe shenja nga lindja.

Acidi salicilik dhe peroksidi benzoil : për zhdukjen e akneve

Këto janë 2 përbërës të ndryshëm, por kur bëhet fjalë për luftën kundër akneve, gjithnjë përmenden që të dyja, për këtë arsye nuk po i ndajmë as ne.

“Acidi salicilik është një acid tretës lipid, i cili futet në pore të yndyrshme për t’i pastruar ato si dhe është anti-inflamatorë gjithashtu,” thot dermatologia Fredric Brandt. “Benzoili është anti-bakterial, dhe sëbashku ato punojnë në një sinergji.”

Kërkoni peroksid benzoil që lufton bakteriet në pastrues fytyre ose trajtues të njollave.

Acidi Alfa Hidroksi: për lëmim

“Pacientët e mi dashurojnë AHA-në,” thot Downie, i cili spjegon se zhveshësit e fortë janë shumë të mirë për pastrimin e dëmeve nga dielli, hiperpigmentim, akne si dhe linja të vogla. Ka disa lloje të AHA-s, por më i popullarizuari është acidi glikolik, i cili futen në lëkurën e dëmtuar për të nxitur prodhimin e qelizave të reja dhe të freskëta të lëkurës. Acidi glikoik nuk duhet të përdoret nëse jeni duke përdorur retinol, dhe nëse lëkura është e ndjeshme, provoni acid laktik i cili është më i butë si dhe nuk thanë lëkurën sikur acidi glikoik.