Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

6 mite rreth largimit të tatuazhave me laser!

Nuk është edhe aq një gjë e thjeshtë si e paramendojnë të tjerët.

Rimendojeni vendimin tuaj për tatuazhë. Nëse më nuk po ju pëlqen tatuazha që e keni bërë kohë më parë, largimi i tatuazhit me laser, në përgjithsi është një metodë e sigurtë.

Në mes rritjes së përdorimit të largimit me laser dhe kandidatëve të cilët reklamojnë përdorimin e tijë në rrjete sociale, një tatuazhë permanent ditëve të fundit duket një gjë e lehtë. Por “ato nuk janë pastrues magjik,” tha dermatogoia Amy Wechsler, ka më shumë se ajo që mendoni.

Edhe pse laserët ndihmojnë shumë, janë efektiv dhe efikas, prap se prap, kur është fjala për largimin e tatuazhës, ka disa gjëra që mendohen gabimisht rreth asaj se çfarë mund të bëjnë dhe çfarë jo.

Miti nr.1: Largimi i tatuazhit me laser është i sigurtë në çdo vend

Edhe pse qendrat me laser dhe spa janë të popullarizuara gjithkund, është e rëndësishme të siguroheni që largimi i tatuazhit me laser të performohet nga një dermatolog. “Dermatologët e dijnë se si të njohin, dhe si të kujdesen për komplikime dhe se kë nuk duhet të trajtojnë,” thot dermatologu Robert Anolik. Largimi i tatuazhit me laser mund të shkaktojë gjakderdhje, infeksion dhe plagë, ku të gjitha mund të trajtohen por vetëm nën kujdesin e duhur të një dermatologu.

Miti nr.2: Largimi i tatuazhit me laser është një zgjedhje e lehtë, e shpejtë dhe e besueshme

“Keqkuptimi më i madh për largimin e tatuazhit me laser është se procesi është një pastrues,” thot Sherrif F. Ibrahim, profesor në departamentin e dermatologjisë. Por kjo nuk është edhe aq e thjeshtë. “Kjo është një proces,” thot ai. Ndonjëherë, largimi i plotë i tatuazhit mund të përfshijë një periudhë prej 1 ose 2 viteve, me tretmane që ndodhin çdo 6,8 ose 12 javë. Plus, kjo nuk është e ngjashme si depilimi i vetullave – është një procedurë invazive që kushton me qindra euro për një seancë. Laserët largojnë tatuazhin me shkatrrimin e molekulave të pigmenteve në copëza të vogla, të cilat pastaj pastrohen nga sistemi imunitar. Shërimi nga tretmanet me laser nuk është një shetitje në park, gjithashtu. “Laserët thyejnë sipërfaqen e lëkurës, për këtë arsye ndodh gjakderdhja, ju do keni enjtje, si dhe do ndjeni dhimbje pas tretmanit,” thot Dr. Ibrahim.

Miti nr.3: Nuk shkakton dhimbje

Largimi i tatuazhit me laser mund të jetë pa dhimbje, por kjo është zakonisht pasi që praktikantët mund t’ju japin agjent mpirës në fillim. Për tatuazhe të mëdha ku procesi i largimit merr një kohë më të gjatë, mjeku mund t’ju jep injektime me lidokainë për të mpirë zonën, ndërsa profesionistët jo medicional nuk ju japin. Tatuazhet e vogla teknikisht shkaktojnë po aq dhimbje sa të tjerat, pasi që aranzhimi i laserit reflekton ngjyrën e tatuazhit më shumë se sa madhësia e tatuazhit. Megjithatë, dhimbja që ju do bënit ballë gjat largimit të një tatuazhi të vogël është më pak se ajo që do ndjenit gjat largimit të tatuazhit të madh, duke e bërë më të përballueshme.

Miti nr.4: Largimi i tatuazhit me laser është i sigurtë për të gjithë

Jo të gjithë janë kandidat ideal për këtë procedurë. “Procesi është më i vështirë në persona me lëkurë më të errët bazuar në fizikën e laserit si dhe në mënyrën që laseri punon,” thot dermatologia Susan Bard. “Laseri shënjestron pigmentin që është në ngjyrë të tatuazhit, por në të njejtën kohë mund të shënjestrojë edhe melaninën në lëkurë. Për këtë arsye, sa më e errët lëkura, aq më e komplikuar do jetë procesi i largimit të tatuazhit.” Largimi i tatuazhit me laser mund të shkaktojë djegie dhe hiperpigmentim në tone të errëta të lëkurës.

Miti nr.5: Të gjitha tatuazhet janë të lehta për tu larguar

Jo të gjitha tatuazhet janë të njejta. “Tatuazhet e zeza janë më lehtë për t’u larguar se sa ato me ngjyra të hapura. Tatuazhet me ngjyrë të gjelbër dhe kaltër janë më të vështira, ndërsa ato të verdha, të bardha dhe vjollce, janë pothuajse të pamundëshme për t’u larguar në tërësi,” thot Dr. Ibrahim. “Valë të ndryshme të laserit shënjestrojnë ngjyra të ndryshme në lëkur,” thot Dr. Bard. Kjo është se përse duhen lloje të ndryshme të laserëve për të larguar me sukses një tatuazhë shumë ngjyrëshe. Nëse largimi i tatuazhit me laser kryhet në mënyrë të duhur, ju duhet të vëreni një qartësi 90% në tatuazhë, thot Dr. Anolik. “Ju nuk duhet të prisni një qartësi prej 100% pasi që këtu ndikojnë disa arsye, duke përfshirë edhe llojin e ngjyrës që është përdorur nga profesionisti që ka bërë tatuazhin,” thot ai. “Tatuazhet profesionale përfshijnë më shumë ngjyra si dhe deponohen më thellë në lëkurë, duke i bërë ato më të vështira për t’u larguar.” Tatuazhet amatere janë më të lehta për t’u larguar, pasi që ato shpesh janë me bazë karboni, me një ngjyrë dhe të aplikuara më sipërfaqësisht. Dr. Ibrahim thot se e njejta vlen për tatuazhe të vjetra, ku ngjyra shpërndahet përpjetë, duke e bërë më të lehtë të thyhet me laser.

Miti nr.6: Nëse nuk keni patur reagime gjat marrjes së tatuazhit, ju nuk do keni reagime edhe gjat procesit të largimit

Është e mundur të arrini një proces të lëmuar të shërimit pasi që të keni marrë një tatuazhë, por prap një reagim të paktë në largimin me laser. Laserët mund të shkaktojnë plagë dhe çngjyrësim permanent të lëkurës, gjë e cila nuk shkaktohet kur ju merrni tatuazhin.

Nëse ju keni pasur një reaksion të keq gjat procesit të tatuazhit dhe dëshironi të largoni atë, Dr. Bard thot “gjëja më e keqe që mund të bëni është një largim i tatuazhit me laser. Laseri do thyej pigmentin dhe të dërgojë atë në nyje limfatike, gjë e cila do shkaktojë reaksion sistematik çdokund.” Një reaksion sistematik i vë pacientët në rrezik për anafilaksë, një rrezik për jetë. Metoda tjera alternative për njerëz me alergji përfshijnë prerja kirurgjikale e tatuazhit ose largimi i sajë me laser gërryes, i cili largon shtresën e sipërme të lëkurës.