Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

6 mënyra të përgatitjes së lëkurës për grim perfekt!

Dikush i mençur ka thënë dikur – Nëse doni të shkoni larg, filloni herët. Mirë, mirë! Ne vetëm e cekëm këtë, por sa i përket njohurisë tonë për grimin, ne betohemi për këtë që sapo thamë. Nëse dëshironi të merrni një grim të përsosur, të shkëlqyer filloni më herët, shumë para se ta bëni grimin tuaj.

Këtu keni 6 hapa të thjeshtë për të përgatitur lëkurën tuaj për grimin e denjë për sfilatë …

Hapi i 1 – Pastrojeni dhe lajeni

Është e qartë se duhet ta pastroni plotësisht fytyrën para se të aplikoni ndonjë grim. Ne ju sugjerojmë të përdorni Eveline Purifying Face Wash që redukton njollat dhe e bën lëkurën tuaj vezulluese dhe të përsosur. Pra, fërkojeni butësisht në fytyrën tuaj dhe pastaj lajeni mirë.

Hapi i 2 – Fërkojeni gjërësisht

Ju mund ta kaloni këtë hap nëse jeni duke përdorur kozmetikë të lehta, por nëse planifikoni të dilni me grimin tuaj atëherë sigurohuni që ta fërkoni fytyrën tuaj mirë. Fërkojeni fytyrën me një produkt të besueshëm si Eveline 8in1 Face Wash, i cili përmes vetive të kajsisë dhe arrat e ushqen, zbutë dhe mbronë lëkurën si dhe largon qelizat e vdekura të lëkurës.

Hapi i 3 – Tonifikojeni

Tone it

Shumica prej nesh e shmangim këtë hap, por është e rëndësishme që të përdorni një toner për të larguar çdo papastërti të mbetur, mbuluar poret dhe hidratoni lëkurën tuaj.

Hapi i 4 –Serum

Serumet janë një ilaç magjik për lëkurën. Përdorimi i një serumi para aplikimit të një hidratuesi do të ushqejë lëkurën tuaj me vitamina dhe minerale të pasura. Ne ju sugjerojmë të përdorni Eveline 8in1 Serum, që është një formulë e fuqishme e pasuruar me ujë akullnajor të mbushur me minerale, i cili e bën lëkurën tuaj të hidratuar dhe të shkëlqyer.

Hapi i 5 – Hidratimi me kremë xhel

Sigurohuni që hidratuesi para grimit nuk e bën lëkurën tuaj të yndyrshme në mënyrë që të shërbejë si bazë e përkryer për grimin. Pikërisht për këtë arsye bota kozmetike është e bekuar me hidratues me bazë xheli si Eveline Hydra Impact. Është formulë e lehtë e xhelit që hidraton lëkurën thellësisht pa e bërë të ndjehet e ngarkuar me vaj dhe lejon grimin tuaj të vendoset mirë.

Hapi i 6 – Mbushësi (Primer)

Në fund, përdorni një mbushës para se ta aplikoni grimin, i cili kontrollon sasinë e vajit në lëkurën tuaj dhe lejon që grimi të duket më mirë dhe të qëndrojë më gjatë.