Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

6 Mënyra se si mund t’i përdorni shtojcat e flokëve!

Kur mendoni për shtojcat e flokëve, gjëja e parë që ju vie në mendje janë ato flokët që duken gjithçka përpos natyrale, ose ato shumë ngjyrëshe të popullarizuara nga yjet e Hollywood. Sot, sidoqoftë, shtojcat e flokëve kanë një histori prapa tyre, jo vetëm në kualitet por gjithashtu edhe në qasje.

Përderisa shtojcat me kualitet të lartë ishin të krijuara për elitën e lartë, me yjet e shumta që mbanin ato për të shtuar gjatësi dhe volum, kompanitë e shumta sollën përvojën e salonit në shtëpinë tuaj.

Shtojcat e flokëve me shnolla janë mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për të arritur pamjen e flokëve të dëshiruar pa asnjë dëm për flokun tuaj natyral. Pasi që shtojcat Remy me flokë nga njerëzit konsiderohen me kualitetin më të lartë, ato duken dhe ndjehen natyrale në tërësi, duke u përzier me flokun tuaj natyral në mënyrë të përsosur.

A po mendoheni se a duhet të bleni shtojca të flokëve, dhe se çfarë mund të bëni me to? Edhe pse shumë prej femrave përdorin shtojcat për të arritur flokë më të gjata, megjithatë, shtojcat e flokëve mund të përdoren edhe për shumë arsye të tjera të cilat i bëjnë ato një investim që ia vlenë.

Nëse dëshironi të mësoni se si mund ti përdorni shtojcat, vazhdoni të lexoni 6 mënyra që i kemi spjeguar në këtë artikull.

Për një bishtalec të plotë ose një punxh të çrregullt

6 ways to use hair extensions

A ka më keq se sa një bishtalec i lodhur dhe i mërzitshëm? A keni pranuar që kurr nuk do arrini atë bishtalec me plot volum që gjithnjë keni ëndërruar? Nëse ajo që kërkoni është volum shtesë dhe trup për bishtalecin tuaj, atëherë shtojcat me shnolla janë ajo që ju duhen juve. Qoftë një bishtalec i lartë dhe i plotë ose një bishtalec normal elegant, madje edhe një gërshetë e gjatë dhe e plotë është gjithnjë e bukur. Vetëm me disa shtojca ju mund të transformoni bishtalecin tuaj.

Për të shtuar volum

Hair extensions for volume

A ëndërroni të transformoni flokun tuaj të hollë në atë me volum? Shtojcat e flokëve shtojnë trup dhe dimenzion në flokun tuaj, të cilat ndihmojnë në plotësimin e ëndrrave tuaja. Një nga mënyrat më favorite për të përdorur shtojcat është për të arritur gjatësi, volum dhe trup në flokë.

Nëse nuk dëshironi gjatësi, atëher ju mund të merrni shtojcat dhe t’i dërgoni në stilist për t’i shkurtuar për t’i përshtatur me gjatësinë e flokut tuaj.

Për të krijuar gërsheta të gjata dhe të plota

6 ways to use hair extensions

A keni dëshiruar ndonjëher ato gërshetat e përsosura , të gjata dhe të plota, që i shihni në internet? Ne do ju tregojmë një sekret për të arritur ato gërsheta. Shtojcat e flokëve janë një zgjedhje e përsosur për të transformuar një gërshetë të hollë dhe të shkurtër në një gërshetë të gjatë dhe me mega volum.

Për të shtuar theksime dhe ngjyrë

6 ways to use hair extensions

Nëse dëshironi të eksperimentoni me ngjyrë në flokun tuaj por nuk guxoni të ngjyrosni flokun tuaj natyral, ju ka pëlqyer stili ombre apo balayage por nuk keni dashur të zbardhni dhe të dëmtoni flokun natyral, atëherë shtojcat janë zgjedhja e duhur për ju.

Për të zbukuruar

Different ways to use hair extensions

Bëhuni kreative me shtojcat e flokëve. A keni provuar ndonjëher të mbështillni një pjesë të bishtalecit rreth lidhëses së flokut vetëm e vetëm që ajo të bie pas disa minutave? Si thoni të provoni të përdorni shtojcat për krijimin e stileve të ndryshme, stile të cilat nuk arrini ti mbani me anë të flokut tuaj natyral.

Për të shtuar gjatësi

6 ways to use hair extensions

Me siguri që mënyra më e preferuar e përdorimit të shtojcave është arritja e gjatësisë së dëshiruar për një moment. Qoftë përshkak të rënies së flokut, gjenetikës ose ndonjë shkak tjetër, ne kuptojmë mundin që ju keni dhe dëshirën tuaj për flokë më të gjata. Ju mund të zgjasni flokun tuaj me anë të shtojcave me shnolla për një moment dhe të mos dëshproheni më nga floku juaj që kurrsesi nuk rritet.