Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

6 aryse përse lëkura juaj mund të përjetojë probleme!

Ashtu si ditët e mira të flokve, ditët e mira të lëkurës mund të ju shtojnë vetëbesim në qëndrimin tuaj si dhe të ndryshojnë disponimin tuaj. Megjithatë, ndonjëher lëkura juaj mund papritmas të ndryshojë dhe të shfaq probleme të ndryshme duke shfaqur akne, irritime të ndryshme ose thjesht një lëkurë me njolla.

Fatmirësisht, lëkura juaj – si një ind reaktiv që është – me shumë gjasa që ka një arsye për atë ndryshim të papritur, që nënkupton se është e mundshme të shpëtoni nga ajo shumë shpejtë ashtu si e keni fituar. Për këtë arsye neve biseduam me 2 dermatolog për të na treguar rreth arsyeve më të zakonshme se përse lëkura përjeton ndryshime dhe si të përmisoni ato.

Produktet janë të ashpra

“Gjendjet e zakonshme të cilat kontribuojnë në lëkurë të inflamuar janë përdorimi i produkteve shumë të ashpra, të cilat largojnë shtresa të shumta të vajrave natyrale në lëkurë, gjë e cila shkakton rritje të thatësisë, skuqjes dhe leskërimit,” thot dermatologu Dr. Quenby Erickson. “Për lëkurë të thatë të irrituar, unë shpesh rekomandoj të shmangni pastruesit me shkumë duke zgjedhur zbutës të butë.

Jeni shumë të stresuar

“Është shumë e zakonshme që kur dikush përjeton një moment stresi, ditën e ardhëshme do të shohë puçrra në fytyrë,” vazhdon Dr. Erickson. “Mënyra më mirë për të rregulluar këtë problem është me një dozë injektimi me steroid drejtëpërdrejtë në puçërr, injektim i cili ka aftësi për të zhdukur puçrrën brenda natës.”

Ndryshimet e motit janë një shkatrrim i lëkurës

“Lëkura shumë e thatë e shkaktuar nga ndryshimet e motit është një nga problemet më të zakonshme” thot dermatologu Arash Akhavan. “Lëkura shumë e thatë ndonjëher mund të shkaktojë lëkurë të inflamuar rëndë, duke përkeqësuar gjendjet si ato me akne dhe ekzema. Fatmirësisht, zgjidhja është e thjeshtë – rritni përdorimin e hidratuesit.” Dr. Akhavan, për pacientët e tijë të cilët përballohen me këtë lloj të problemit, rekomandon produkte me përmbajtje të acidit hialuronik.

Ushqim i varfur si dhe orar i parregullt i gjumit

Stresi emocional nuk është gjëja e vetme që mund të rrit hormonet e stresit dhe të shkaktojë plasaritje: gjumi i pamjaftueshëm si dhe ushqimi i varfur mund të kenë reagimin e njejtë në trupin tonë. “Hormonet e stresit mund të rriten kur ju përjetoni një stres psikologjik, nuk fleni mirë, ose konsumoni një ushqim jo të duhur,” thot Dr. Akhavan. “Rritja e këtyre hormoneve të stresit shkakton inflamim në trupin tuaj, duke përfshirë edhe lëkurën.” Në mënyrë që të luftoni këtë problem, Dr. Akhavan rekomandon stërvitje të rregullta, gjumi në orar të duhur si dhe përfshirja në aktivitete të ndryshme që ulin nivelin e stresit si: meditimi.

Produktet e juaja të reja vetëm po ua përkeqësojnë gjendjen

“Kur pacientët drejtohen tek ne me një problem të papritur të lëkurës, pyetja e parë që neve u parashtrojmë atyre është se a kanë filluar të përdorin ndonjë produkt të ri brenda muajve të fundit,” thot Dr. Akhavan. “Nëse 1 produkt ka patur një efekt të mirë tek 1 person, kjo nuk nënkupton se ai produkt do arrijë efektin e njejtë edhe tek tjetri, pasi që të gjithë kemi përbërje të ndryshme të lëkurës, yndyrës dhe madhësi të poreve.” Në mënyrë që të shmangni një reaksion negativ nga produktet, Dr. Akhavan sugjeron që të testoni produktin në një pjesë të vogël të lëkurës para se të aplikoni atë në trupin tuaj. Nëse problemi veçmë ka ndodhur dhe po përjetoni plasaritje, Dr. Akhavan thot që të pranoni tretmane si Hidrafacial dhe pilling kimikal.

Djersa përzihet me produktet e kujdesit të lëkurës

“Plasaritjet e papritura në fytyrë, gjoks dhe shpindë gjithashtu mund të lidhen edhe me djersën,” thot Dr. Akhavan. “Djersa mund të përzihet me përbërësit e grimit, mbrojtësin kundër diellit si dhe hidratuesin duke formuar një shtresë të fortë në pore, duke shkaktuar plasaritje dhe irritim të lëkurës.” Për të parandaluar këtë, thjesht pastroni djersën sa më shpejt që të keni mundësi.