Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

5 tretmane bukurie që mund ti bëni vet – 5 të tjera për profesionist!

Kur është fjala për tretmane të bukurisë, ka shumë pytje që parashtrohen, “A guxoj ta bëjë vet?” Normal që ka disa tretmane që mund ti kryejmë edhe vet neve në shtëpi, por ka disa të tjera që duhet të kryhen vetëm nga profesionist apo ekspert që merren me atë punë.

Neve kemi biseduar me disa ekspert në lidhje me këto tretmane:

Tretmane që mund të bëhen në shtëpi

LED tretmane

Mjete që mund të përdoren në shtëpi janë popullarizuar shumë pasi që janë të thjeshta dhe të përshtatshme për shumicën prej nesh. Sejal Shah thot se shumica e LED tretmaneve mund të përdoren për të përmirësuar shfaqjen e rrudhave dhe lëkurës së moshuar, inflamacione dhe akne. “Drita nuk është aq e fortë sa në një ordinancë të një profesionisti, por janë një ndihmesë e mirë si zëvendësim i tretmaneve tek profesionistët.”

Pilling kimikal i lehtë

Jemi admirues të mëdhenj të produkteve për pilling kimikal, pasi që ato largojnë lëkurën e vdekur dhe e lënë lëkurën të shëndetshme dhe me shkëlqim natyral. Jeanine Downie spjegon se në shtëpi ju guxoni të provoni vetëm pilling sipërfaqësorë dhe asgjë që depërton më thell, pasi që kjo mund të shkaktojë infeksione, çngjyrosje të lëkurës të përhershme e madje edhe shenja plage.

Produkte dhe tretmane me alfahidroksi acide

Fjala acid në vete është paksa e frikshme, gjë e cila i bën që shumica e femrave të frikësohen nga përdorimi i tyre. Por e vërteta është se trajtimi i lëkurës në shtëpi me kremëra që përmbajnë alfahidroksi acide dhe acid glikoik është shumë i sigurtë. “Thjesht duhet të keni kujdes që të mos përdorni koncentrim më të lartë se 10% dhe që përmban një pH 3.0 apo më shumë.” thot Nerida Joy.

Shkëlqime floku

Kur ngjyra juaj ka nevojë për një rifreskim të shpejtë dhe ju nuk keni kohë që të shkoni për vizitë në salon, një trajtim që mund ta kryeni në shtëpi është shpëtim për ju. Amy Erret, thot se shkëlqimet janë një mënyrë e shpejtë për të nxitur flokët e ngjyrosura, edhe pse ju mendoni që ato ekzistojnë vetëm në salone. “Inovacionet e fundit kanë sjellur truqet e saloneve në shtëpitë tuaja në mënyrë që të rrisni tonin e flokut dhe të rifreskoni ngjyrën për një kohë më të shpejtë,” thot ajo.

Detoksifikim i flokut

Ndonjëher floku ka nevojë të pastrohet nga yndyra, papastërtitë, lëkura e vdekur si dhe shtresimi i produkteve, gjëra të cilat pengojnë funksionalitetin si dhe kontrollin e flokut. Nelson Chan thot se “Tretmanet për detoksifikimin e flokut që largojnë mineralet dhe shtresimin e produkteve të stilimit mund të përdoren në shtëpi pa asnjë frikë.

Tretmanet që duhen bërë nga profesionist

Tretmane shumë hapëshe të fytyrës

Edhe pse ju mund të zhveshni lëkurën në shtëpi dhe ta trajtoni me maskë, thot Janel Luu, duke shtuar se këto është më së miri të lejoni të bëhen nga një profesionist. “Ekstraksionet duhet të bëhen nga një profesionist në vend të një individi që ngacmon fytyrën me gishtërinj apo instrumente për ekstraksion dhe nuk përdoren si duhen.” Një tjetër arsye se përse duhet të ju besoni profesionistëve është se ata mund të analizojnë lëkurën në mënyrë se si ju nuk mundeni.

Çdo gjë që injektohet

Qoftë Botoks, Dysport apo Xeomin, një injektim i kortizonëve për të larguar një puçërr, mbushës të buzëve apo ndonjë gjë tjetër që përfshinë një gjilpërë, me doemos duhet të bëhet nga një ekspert. Nëse ju vendosni të kryeni këtë në vete, ju rrezikoni jetën tuaj në shumë nivele.

Microneedling (mikrogjilpëra)

Microneedling është një nga tretmanet më të kërkuara për momentin. Përderisa ekzistojnë shumë verzione të ndryshme që mund të përdoren në shtëpi, Michael Gold thot se ato mund të ju shkaktojnë probleme të shumta. Sigurohuni që jeni drejtuar tek një profesionist që ka përvojë për këto tretmane dhe është i çertifikuar në mënyrë që të arrini rezultatet e dëshiruara.

Largimi i një puçrre

Pavarësisht se sa tunduese është largimi i një puçrre në shtëpi, ju duhet të përpiqeni sa më shumë që të mos e bëni. Dr. Shah spjegon se kur ju e bëni këtë, ju vetëm që e përkeqësoni gjendjen e lëkurës. “Ju largoni përmbajtjen e saj me dhunë, gjë e cila shkakton dëm në lëkurë duke e çarë lëkurën dhe duke rritur mundësinë e inflamacionit. Dermatologu në mënyrë të sigurtë mund të largojë atë pa shkaktuar ndonjë përkeqësim.

Ndryshim të ngjyrës

Arritja e një ngjyre të mirë është paksa e ndërlikuar, për këtë arsye, çdo gjë e ndërlikuar si: bayalage, ombre e madje edhe theksimet duhet të bëhen nga një profesionist. Nicole Tresch thot se zbardhuesi është një gjë të cilën asesi nuk guxoni ta bëni vet.