Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

5 trendet e mrekullueshme të modës që definitivisht duhet t’i provoni!

Kemi përzgjedhur disa nga trendet më të mira të Javës së Modës që mezi presim t’i rrëmbejmë frymëzimet e tilla për ditët verore.

Syze dielli në formë të rrumbullakët

Kjo formë klasike e syzeve të diellit është parë në shumë shfaqje, është një stil që shumica do ta dëshironin mënjëherë duke shtuar një rezultat retro në pamjen tuaj të verës.

Aksesor për në kokë

Llojet e ndryshme të aksesorëve për në kokë janë gjithmonë një aksesor i përsosur për ditët e verës. Këto ju shtojnë një bukuri mahnitëse, me ngjyra të ndezura e të shumëllojshme, duke ju lartësuar si një diva e vërtetë.

Gjithçka rreth buzëve

Ky është trendi më i lehtë për t’u kopjuar në stilin tuaj, pra bëhet fjalë për një lëkurë natyrale plot shkëlqim me nuanca të bronzit dhe buzë të ndritshme e të theksuar, që paraqet preferencën e shumë dizajnerëve në sfilatat e tyre për këtë sezon. Pra, shkoni tutje dhe zgjedhni një nuancë të theksuar të buzëve!

Aksesorë të çmuar

Është koha të ngarkoheni sa më shumë me detaje të aksesorëve të ndryshëm. Lloje të shumta të shtresëzuara në trupin tuaj, të vendosur me delikatesë dhe një lehtësi absolute, ju bëjnë të dukeni e përkryer në stilin tuaj. Veshjet tuaja me këto aksesorë do kenë një pamje të kompletuar.

Flokë të lëmuara dhe të drejta

Flokët natyrale dhe të lëmuara, janë padyshim një hit në këtë sezon. Modelet janë dukur të gjitha perfekte me flokë të drejta të lëshuara te poshtë, me qime të lëmuara dhe të rrëshqitshme, duke i bërë shfaqjet dhe pasarelat një mrekulli për to. Shetitni lirshëm dhe të përkryer për këtë sezon veror, ky stil është gati të bëhet një hit për shumicën e femrave…