Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

5 stilime flokësh të viteve 90-ta që janë sërish në modë!

Këto stilime flokësh vërtetë na sjellin nostalgji për të kaluarën…

Po pra, po i rikthehemi së kaluarës me stilimet e flokëve si prerja ‘bob’ modeli i punxheve, flokët gjysmë të kapura bishtalecët e shumë e shumë modele tjera. Edhe në vitin 2018 kemi rifreskim të modës së viteve të 90-ta që po bëhen gjithnjë e më shumë të popullarizuar. Ja disa nga inspirimet e flokëve që mund t’i provoni.

  1. Punxh me fije

Nuk ka mënyrë më të mirë se kapja e flokëve punxh si dhe disa fije të lëshuara në fytyrë. Do të dukeni e mahnitshme!

@mariesteller makeup by @jellyeugenio #hairstylebyrjdelacruz

A post shared by RJ Dela Cruz (@rjdelacruz) on

  1. Balluke të buta

Balluket po rikthehen fuqishëm me prerje të ndryshme, më të shkurta, më të gjata, më të dendura por edhe më të buta e të rralla të lëshuara para fytyrës.

  1. Skaje të flokëve të kthyera

Modeli i flokëve të rrafshuar te poshtë si dhe skajet e kthyera paraqet një nga trendet më të mira të këtij viti. Kombinoni këtë stil flokësh me një fustan elegant rrëshqitës dhe do merrni pamjen e një vajze të viteve të 90-ta.

Sarah #1nmymakeupchair

A post shared by Juan Sarte III (@juansarte) on

  1. Dredha voluminoze

Dredhat gjithnjë e më shumë qëndrojnënë modë me stile të ndryshme duke filluar nga flokët e valëzuar, dredha voluminoze, kaçurrela të theksuara etj. Provoni të stiloni flokët dredha me plot volum duke i kapur pas veshit vetëm nga njëra anë, dhe ja pra pamja juaj duket sikur e viteve të 90-ta. Sa më të definuara dhe voluminoze të jenë dredhat tuaja, aq më atraktive do të dukeni.

The Other Night @bellahadid @jenatkinhair @patrickta @jentioseco

A post shared by Patrick Ta (@patrickta) on

  1. Flokë tërësisht të drejta

Ky paraqet trendin tjetër të spektrit të flokëve, pra flokë super të drejta e të lëmuara. Provoni modelin e flokëve të drejta, të gjata dhe me ndarje në mes dhe do ngjasoni me një ikonë apo diva të viteve të 90-ta.

@nadzlustre #hairbypaulnebres #maneaddicts

A post shared by PaulNebres (@paulnebres) on