Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

5 stile të reja të French manikyrit që duhet ti provoni!

French manikyri është një stil klasik i manikyrit, por edhe nëse përshtatja e shumë ngjyrave dhe teksturave modernizojnë këtë stil, ne vlersojmë kur i thyeni rregullat. Ide të ndryshme të French manikyrit po shfaqen në rrjetet sociale në kohën e fundit, dhe ne zgjodhëm 5 nga më të preferuarat që edhe juve do ju pëlqejnë.

French manikyr që rrjedh

Përse të stiloni French manikyrin në linjat e drejta të mërzitshme të njejta, kur ju mund të shtoni disa lëvizje në to? Neve po na pëlqen shumë kjo pamje ku efekti i manikyrit rrjedhës mund të shtresohet me brushë të vogël mbi një llak transparent me shkëlqim.

French manikyri i përmbysur

Nëse vërtetë dëshironi të ndryshoni një manikyr të zakonshëm, një french i përmbysur është zgjedhja juaj. Me anë të një hije të kaltër elektrike, ndjekni lakesën natyrale të shtratit të thoit tuaj mbi një llak transparent me shkëlqim.

Manikyri duo french

View this post on Instagram

Line Drive hits home in chic, neutral color duos.✔️

A post shared by Paintbox (@paintboxnails) on

Për një ndryshim, provoni manikyrin duo french, me 2 ngjyra. Filloni me një llak transparent dhe pastaj aplikoni një shtresë të trashë ngjyrë nude në maje dhe një linjë të hollë të zezë.

French manikyri i lakuar

View this post on Instagram

@abemariho served us 💅🙌 today

A post shared by Olive & June (@oliveandjune) on

Maja e french manikyrit është gjëja më interesante për t’a punuar, arsye se përse na pëlqen ky stil i manikyrit french. Në vend që të aplikoni linjën e drejtë si zakonisht, aplikoni atë në kënd për të krijuar një hark.

French manikyri me pika

Ridefinimi i manikyrit french, kjo pamje ndryshon komplet idenë e linjës së manikyrit të zakonshëm. Kjo pamje me pika mund të krijohet me vetëm një llak ose kokrrave dhe ndjek shpirtin e një manikyri french për një pamje të freskët.