Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

5 shenja që ju duhet të ndërroni dietën e ushqimit tuaj!

Kur flasim për dietë, menjëher mendja na shkon tek shtimi i peshës dhe obeziteti. Megjithatë, ka 2 anë të këtij problemi. Në jetët tona të ngarkuara, stresi i punës, problemet, sëmundjet dhe mundimet mund të na ndalojnë nga mirëmbajtja e një diete të shëndetshme, dhe mund të fillojmë të humbim peshë dalë ngadalë. Qëllimi këtu është të fitojmë peshën në mënyrë të shëndetshme.

Këtu do gjeni 5 shenjat që trupi juaj po ju thot të ndërroni dietën e ushqimit tua:

Energji e ulët

5 Signs You Might Need to Change your Diet

Ka ditë që na duket se më nuk kemi energji për asgjë dhe nuk mund të largohemi nga shtrati. Sidoqoftë, nëse ju gjatë gjithë kohës ndjeheni të lodhur për javë të tëra, kjo është një shenjë e keqe. Kjo nënkupton që ju nuk po merrni lëndë ushqyese të mjaftueshme. Meshkujt kanë nevojë për 2000-3000 kalori për të kaluar ditën ndërsa femrat 1600-2400 kalori.

Turbullim i trurit

Harresa e syzeve ose e çelësave ndonjëher, nuk është një gjë për tu shqetësuar. Por nëse turbullimi i trurit është i shpeshtë, atëher kjo është një shenjë për tu brengosur. Ka disa faktorë që kontribojnë në turbullimin e trurit si: stresi, ushqime me pak kalori, mungesë e lëndëve ushqyese, sëmundjet dhe shumë tjera. Për këtë aryse, nëse ju kapë uria, drejtohuni në kuzhinë për të marrë lëndët ushqyese.

Marramendje

5 Signs You Might Need to Change your Diet

Marramendja ndodhë si shkak i ndonjë sëmundje ose kur niveli i sheqerit është i ulët. Dehidrimi gjithashtu shkakton marramendje. Konsumimi i kalorive të mjaftueshme por mos konsumimi i ujit, është një shembull tipik i një diete të varfër. Ju duhet të merrni ujë të mjaftueshëm gjatë ditës. Kaloritë janë thelbësore, por uji edhe më shumë. Ju mund të mbijetoni një kohë të gjatë pa ushqim, ndërsa pa ujë vetëm disa ditë. Ushqehuni me proteina dhe karbohidrate si banane dhe ndryshoni dietën nga ushqimet e shpejta si burgerët dhe picat me ato jeshile. Kjo do ndihmojë në mirëmbajtjen e sheqerit të gjakut në nivel të duhur.

Thonj të dobtë dhe rënie të flokut

Shenja e parë e ushqimit të keq mund të shihet në lëkurë, flokë, thonj dhe disa pjesë tjera të trupit. Kur ne jemi të uritur, trupi përdorë lëndët ushqyese të limituara për të ushqyer pjesët e trupit si zemra, truri, melçi etj. Kjo është arsyeja përse mungesa e lëndëve ushqyese mund të shihet në pamjen tonë fizike.

Të ftohtit

Trupi jonë hargjon kalori për të mbajtur trupin të ngrohtë. Nëse ndjeni të ftohtin gjatë gjithë kohës, kjo është një shenjë se nuk konsumoni kalori të mjaftueshme. Njerëzit që mbajnë dietë rregullisht kanë temperaturë të ulët të trupit.

Ushqime të shpejta

Ushqimi dhe uji janë pjesë kryesore për mbijetim. Ushqyerja e shumtë mund të ndikojë keq në trup ashtu si ndikon mos ushqyerja e mjaftueshme.