Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

5 receta të maskave për flokë më të shëndetshme dhe me shkëlqim!

Kondicionerët për flokë janë të mrekullueshëm, por a e keni ditur se një maskë e thellë kondicionuese është një magji e vërtetë për flokë të shëndetshme, të lëmuara dhe të hidratuara?

Floku në vazhdimsi është i ekspozuar në rreze të diellit, ndotje dhe mjete të nxehta e produkte të ndryshme. Për këtë arsye, ju duhet ti kushtoni vëmendje më tepër flokut tuaj dhe të kujdeseni për to.

Recetat e maskave të përziera me përbërës natyral të duhur janë e tëra që ju duhet flokëve tuaja.

Avokado + Banane

Avocado + Banana

  • Përzini një banane me avokado duke ju shtuar 2 lugë të mesme vaj ulliri
  • Përzini ato deri sa të arrini një tretje homogjene dhe kremoze
  • Masazhoni përzierjen në skalp dhe shpërndajeni në mënyrë të barabartë
  • Mbuloni flokun me një kapelë dushi
  • Zhytni një peshqir në ujë të nxehtë dhe pastaj përpiquni që të largoni ujin e tepërt nga peshqiri
  • Vendosni peshqirin në kokë dhe prisni 20-30 minuta deri sa peshqiri të jetë ftohur
  • Pastroni flokun me një shampo të butë dhe ujë të ngrohtë.

Përfitimet: E pasur me potasium, karbohidrate, vajra natyrale dhe vitamina, banana është vërtetuar që është fitimprurëse për trajtimin e flokut dhe skalpit. Kjo maskë e pasur me banane kontrollon perutin, zbut flokun, mbron elasticitetin natyral të flokut dhe parandalon majat e ndara dhe këputjen e flokut. Avokado ndihmon në rigjenerimin dhe ushqimin e skalpit. Proteinat, aminoacidet dhe vitaminat që gjenden në avokado ndihmojnë në arritjen e flokut më të gjata dhe më të forta.

Kjo maskë është e mirë për tu përdorur 1 her në muaj.

Vezë dhe majonez

Egg + Mayonnaise

  • Përzini 5 lugë të mesme majonez me 2 vezë
  • Përzieni mirë dhe sigurohuni që ajo të bëhet më e trashë përndryshe nuk do të ngjitet në flokë
  • Juve gjithashtu mund të shtoni edhe 1 lugë të mesme uthull për një shkëlqim shtesë
  • Aplikoni përzierjen nga rrënja në maje
  • Mbuloni kokën me kapelë dushi
  • Pastaj ngrohni një peshqir dhe mbështjellni flokun mbi kapelë dushi. Kjo do ndihmojë në thithjen e hidratimit në flokë.
  • Lejoni maskën të qëndrojë në flokë për 20 minuta para se të pastroni atë me ujë të ngrohtë

Përfitimet: E pasur me proteina, minerale dhe vitaminë B kompleks, vezët ofrojnë lëndë ushqyese për flokun në mënyrë që të arrini flokë më të shëndetshme dhe me shkëlqim. Nga promovimi i rritjes së flokut në përmisimin e elasticitetit të flokut dhe përmisimin e dëmtimeve në shtimin e shkëlqimit, vezët janë një përbërës magjik që do i mbajnë flokët të hidratuara. L-cysteine, një aminoacid që gjendet në majonez ndihmon në ushqimin e skalpit dhe shëndetin e flokut.

Provoni këtë maskë 1 her në javë nëse keni flokë të dëmtuara.

Jogurt + mjaltë

Yoghurt + Honey

  • Përzini 2 lugë të mesme jogurt dhe 1 lugë të mesme mjaltë
  • Aplikoni maskën nga rrënja deri në maje të flokut
  • Masazhoni skalpin për disa minuta për të shpërndarë maskën në mënyrë të barabartë
  • Lejoni maskën të qëndrojë për 15-20 minuta para se të pastroni atë me ujë të ngrohtë
  • Pastroni mirë flokun dhe pastaj aplikoni një kondicioner i cili do ushqej dhe do sigurojë lëndët ushqyese në flokë.

Përfitimet: I pasur me proteina, jogurti ndihmon në ushqimin e flokut duke e bërë atë më të fortë dhe më të shëndetshëm. Vetitë anti-fungale qetësojnë skalpin, flokun e çrregullt dhe kontrollojnë rënien e flokut. Meqë mjalta është një zbutëse, ajo ndihmon në sigurimin e hidratimit në flokë dhe ulë këputjen e flokut. Mjalta shtrëngon folikulin e flokut, duke ndaluar rënien e flokut. Kjo maskë e shëndetshme ndihmon flokun e thatë dhe të pa jetë. Përdorni maskën për ushqimin e flokut 1 herë në javë.

Sheqer ngjyrë kafe + vaj ulliri

Brown sugar + Olive oil

  • Përzini 2 lugë të mesme sheqer ngjyrë kafe dhe 1 lugë vaj ulliri
  • Aplikoni përzierjen në flokë dhe kujdes të mbuloni çdo fije floku
  • Masazhoni përzierjen në skalp me anë të lëvizjeve rrethore
  • Lejoni maskën të qëndrojë në flokë për 15-20 minuta
  • Pastroni me ujë të ngrohtë
  • Pastroni flokun si zakonisht me shampo dhe kondicioner

Përfitimet: Përderisa sheqeri ngjyrë kafe vepron si zhveshës duke ju ndihmuar të largoni djersën dhe yndyrën e shtresuar në skalp, vaji i ullirit shton hidratim në flokë. Një nga maskat më të mira, pasi që sheqeri ndihmon kundër kruarjes, skalpit të thatë dhe të leskosur si dhe largon qelizat e vdekura të lëkurës.

Çaji i gjelbër

Green tea

  • Përzini të kuqen e 1 veze me 2 lugë të mesme çaji të gjelbër
  • Përzini ato deri sa të arrini një teksturë kremoze
  • Aplikoni përzierjen në flokë dhe skalp me anë të një brushe
  • Lejoni të qëndrojë në flokë për 20 minuta
  • Pastroni me ujë të ftohtë dhe shampo e kondicioner

Përfitimet: Çaji i gjelbër jo vetëm që është i mirë për shëndetin por gjithashtu ushqen atë. Përfitimet e çaji të gjelbër janëtë shumta, i pasur në catechins, ai ndihmon kundër rënies së flokut, lufton tharjen e flokut si dhe perutin, si dhe nxit rritjen e flokut. Provoni maskën 1 her në 2 javë për të mirëmbajtur flokun e shëndetshëm. Çaji i gjelbër është i pasur është i pasur me antioksidant dhe kjo e bënë atë një ilaç të përsosur kundër rënies së flokut të shkaktuar nga radikalet e lira.