Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

5 procedura për kontur të trupit për të cilat të gjithë po flasin!

Përderisa tretmanet kozmetike jo invazive po bëhen të famshme dhe të kapshme për të gjithë, kërkesa për procedura të zvoglimit të dhjamit janë shëndrruar nga një pëshpëritje në një britmë. Në fakt, ka shumë procedura jo invazive të trupit që përdorin teknologji të ndryshme sot në treg, dhe do të ketë edhe të tjera deri në 2020, për këtë arsye nuk është e çuditshme se përse American Society of Plastic Surgery quajti vitin 2018 si “Viti i trupit”.

“Dëshira drejton tregun”, thot dermatologu Dendy Engelman. “Ne vetëm se po përmisohemi në gjetjen  e mënyrës së duhur për probleme të caktuara.”

Si të gjeni tretmanin e duhur për ju?

Jo të gjitha tretmanet kanë efektin e njejtë tek të gjithë. “Konturi i trupit është një subjekt gjigand,” thot kirurg dermatologia Anne Chapas. “Përpiqemi të përfshijmë tretmane celuliti, shtrëngim të lëkurës, zvoglim të dhjamit si dhe shtrëngim të muskujve, të gjitha në kontur të trupit. Shpesh ndodh që vjen 1 klient dhe kërkon një tretman celuliti e në fakt kanë nevojë për një shtrëngim të lëkurës.”

Shumica e tretmaneve zgjasin më së paku 6 javë deri sa të shihni rezultatet, me një ose më shumë seanca dhe rezultate të plota që arrihen në 2-3 muaj. Disa tretmane funksionojnë për zona vështirë për t’u arritur, disa të tjera janë më efektive në zona specifike. Prandaj ne ju rekomandojmë të bisedoni me ndonjë fizicient i cili performon më shumë se 1 tretman dhe që mund të ju tregoj se cili është më i miri për trupin tuaj.

Tretmane për zvoglim të dhjamit me temperaturë

Një nga tretmanet e para jo invazive për largimin e dhjamit ishte CoolSculpting, mjet i cili përdor ftohje të kontrolluar për të ngrirë qelizat yndyrore që janë rezistente ndaj dietës dhe stërvitjeve, si në kofshët e brendshme, pjesa e sipërme e krahut dhe barku. Rezultatet i vëreni pas 3 muajve pasi që atëher qelizat e ngrira vdesin dhe trupi eliminon ato në mënyrë natyrale, dhe bonusi nga kjo është se pasi që qelizat të vdesin, qeliza të reja nuk do të munden të zëvendësojnë ato, duke e bërë këtë si një zgjedhje të përhershme.

Në anën tjetër të spektrit është tretmani SculpSure, një tretman i shpejtë, 25 minuta, për shpërbërjen e dhjamit që shokon trupin në një mënyrë të ngjashme si CoolSculpt, vetëm që kësaj rradhe me laser të nxehtë. Gjatë procedurës, makina kapet në zona të vështira shpesh në bark dhe kofshë si dhe alternon mes nxehtësisë së madhe që absorbohet nga indet yndyrore të trupit dhe pauza të ftohta. Pacientët zakonisht kanë nevojë për 1 tretman ku ata do të mund të shohin rezultatet pas 6 deri 12 javë.

Tretmane për shtrëngim të lëkurës

Përderisa plakemi, trupi humb elasticitetin duke e bërë lëkurën të varet, gjë e cila rezulton në qafë të varur, varje të lëkurës mbi gjunj, si dhe në pjesën e sipërme të krahëve. Por falë teknologjive me ultrazë dhe radio frekuencë, të cilat ndërtojnë kolagjen duke depërtuar në shtresat më të thella të lëkurës.

Sipas Engelman, 2 makinat për shtrëngim të lëkurës: Thermage dhe Ulthera, janë zëvendësuar nga një procedurë e re: Exilis, e cila përfshin të dy mënyrat: radio frekuencë dhe ultrazë, për të shtrënguar lëkurën dhe për të ndërtuar kolagjenin.

“Ajo që do të arrini është një përmisim të madh jo vetëm në kontur të lëkurës por gjithashtu në shtrëngim të sajë, si dhe pak zvoglim të dhjamit në krahë, kofsha, ije dhe abdomen ose kudo që e përdorni,” thot Engelman. “Ata të cilët kanë përjetuar humbje të peshës, strija ose varje të lëkurës nga shtatzania, duhet të marrin këtë tretman,”

Tretman për nxitje të muskujve

Për të shënjestruar muskujt, Emsculpt është procedura revolucionare për ndërtimin e muskujve. Ky tretman përdor energji elektromagnetike për të tkurrur muskujt, ashtu si ndodh në palestër. Një seancë 20 minutëshe është e barabartë me 100 stërvije dhe mund të përdoret për të forcuar muskujt e barkut dhe të vitheve.

Injektime për celulit

Edhe pse shumë i zakonshëm, prap se prap nuk ka ndonjë metodë efektive për të. “Nëse do mundeshim të gjejmë një metodë fikse, kjo do ishte një gjë e përsosur,” thot Engelman. “Në të vërtet, ju asnjëher nuk mund ta largoni përgjithmonë.”

Ju trajtoni celulitin për një kohë të gjatë, por sapo të ndaloni me tretman, ai përsëri kthehet. Por kjo do të ndryshojë me lançimin e një inektimi të ri për celulit vitin e ardhshëm. “Definitivisht është një fushë e cila po rritet,” thot Chapas. “Këtë vit do të ketë më shumë tretmane për muskuj dhe celulit.”

Kur të zgjedhni Liposuksion

Pavarësisht zbraztirave në teknologji, procedurat për largimin e dhjamit nuk janë magjike. Ato janë një metodë për ata që dëshirojnë të largojnë një sasi të caktuar të peshës, dhe jo të përdoret si metodë për humbje të peshës së madhe. Liposuksioni prap është një metodë kryesore kur është fjala për intervenime mjeksore për largim të yndyrës.

“Me procedura të trupit, burimi kryesor i dëshprimit është se tretmanet jo invazive nuk kanë shumë efekt, ose ishin të mundimshme,” thot Alan Matarasso. “Realiteti është se kur një kirurg plastik kryen një liposuksion, nuk dështon, ju vërtet shihni yndyrën në tupe dhe arrini rezultate të mira.”

Operacioni ka një histori të gjatë me përreth 20 vite, dhe është përmisuar shumë. Nuk është e pazakonshme që një pacient të merr liposuksion në një zonë të caktuar dhe më vonë të kthehet për një zonë tjetër, thot Matarasso.

Liposuksioni është procedura më e mirë invazive, plagë të vogla, shërim i shpejtë, rrezik i vogël,” thot Matarasso.