Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

5 pamje të grimit të veçanta për për mbëmjet e ngrohta verore!

Nuk ka dyshim që viti 2019 ishte viti i grimit të syve. Qoftë ju pëlqen një eyeliner me ngjyrë, hije e tymosur mat ose me bllok ngjyra, limitet duhet të kalohen kur është fjala për eksperimentim me pamje të grimit të syve.

Në vazhdim ju do të mund të shihni disa tutoriale që do të mund t’i provoni në shtëpi.

Hija e verdhë

Hija e syve me ngjyrë të verdhë është një nga trendet e grimit që po preferohet shumë kohën e fundit, për këtë arsye nuk është një befasi që gjendet në listën tonë. Shakira Jonay në tutorialin e saj ka demonstruar se si të arrini pamjen me ngjyrë të verdhë mat.

Portokalli me shkëlqim

Kjo pamje me ngjyrë portokalli me shkëlqim nga Makayla Mashelle shumë lehtë kalon nga vera në vjeshtë. Është e lehtë për t’u arritur si dhe duket bukur në pothuajse të gjithë.

Shampanjë luleshtrydhe

Nëse jeni mërzitur me pamjen tuaj të përditshme të grimit të syve, atëherë provoni këtë pamje përplot ngjyrëshe nga Eva Letitia. Na pëlqen përfshirja e ngjyrës luleshtrydhe në një pamje klasike të syve, e guximshme por prap që mund të rrezikoni të aplikoni atë.

Ombre e prerë në gjysmë

Kjo pamje e ombres nga Katie Michaelis na dhuron emocione të perëndimit të diellit – dhe ne jemi fiksuar pas asaj. Ndoshta do ju duket paksa e vështirë për tu arritur në fillim, por është më e lehtë se sa që mendoni.

Sy të tymosur

Pamjet e veçanta të syve nuk duhet të jenë gjithnjë me ngjyrë të hapur, për këtë arsye neve kemi shtuar në listë një pamje me hije më të errëta. Provoni këtë tutorial nga Alissa Ashley, të inspiruar nga pamja ikonike e Kim K për në Gala.