Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

5 mënyra stilizuese të flokëve kaçurrela!

5 gjërat më të rëndësishme si të mbani flokët kaçurrela në mënyrë të shëndetshme…

Kam kaluar nëpër faza të panumërta stilizuese me flokët e mia kaçurrela, duke i drejtuar me hekur, duke i zbardhuar me ngjyrë, madje duke i prerë ato. Pas një dështimi të flokëve, kuptova se ishte mjaft shkatërrimi i tyre. Flokët kaçurrela jo vetëm që janë unike për një femër por edhe duken mrekullueshëm nëse dini si t’i trajtoni ato.

Me ndihmën e Halli Bivona, një stiliste e flokëve, kemi nxjerrur 5 gjërat më të rëndësishme për mirëmbajtjen e flokëve kaçurrela, dhe në rastin tim, vërtetë kanë funksionuar duke më përmbushur jetën.

Sprej për cilësi të lagësht

Spërkatni flokët me sprej me bazë uji për të shpërndarë dredhat dhe duke i dhënë cilësi. Butësisht krehni dhe lëreni që ajri i thatë t’i rifreskojë për së dyti herë.

Vaj i lehtë

Ndonjëherë flokët dredha kanë nevojë për zbutje gjatë ditës. Ju rekomandojmë një vaj që absorbohet shpejtë tek flokët si për t’i rifreskuar ato. Shembull mund të merrni vajin argan i cili nuk lë asnjë mbetje të bezdisshme.hidhni disa pika në dorën tuaj, fërkoni duart dhe lyeni dredhat për t’i dhënë formë të mirë.

Ujë i ftohtë

Gjëja më e rëndësishme është të mbani flokët të hidratuara dhe mënyra më e mirëështë të kufizoni dushet e nxehta. Uji i ngrohtë shkakton që gjëndra e flokut të bëhet poroze, gjë që shpie në thatësi dhe dëmtim të flokëve. Nëse nuk mund të hiqni dorë nga dushet e nxehta, atëherë sigurohuni që të paktën të përfundoni larjen me ujë të ftohtë.

Gishtat tuaj

Ndaloni së krehuri flokët kaçurrela me krehër apo brushë. Çdo lloj i brushave do të shpërndajë dredhat e formuara duke ia prishur formën natyrale. Kur keni nevojë për krehje, thjeshtë përdorni gishtat tuaj për t’i krehur në mënyrë që ta ruani formën e dredhave dhe të mbani shkëlqimin dhe teksturën.

Kondicioner i thellë

Nëse nuk po arrini rezultat me kaçurrelat tuaja, atëherëështë koha të përdorni kondicioner më të thellë. Zzgjedhni llojin qëështë i përbërë me vajra esencialë si kamelia, lotus apo vaj ulliri. Aplikoni në flokët tuaj dhe shpëlani flokët pas 5-10 minuta.