Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

5 mënyra se si trajtimi spa ju jep trup më të shëndetshëm!

Dritë e zbehtë, qirinjë aromatikë dhe lëkurë e butë sikur gjalpë në fund të sesionit- trajtimet spa do të ndikojnë edhe në trurin, edhe në trupin tuaj. I kombinuar me një stil të duhur të jetesës, trajtimi spa mund edhe të dobësojë më tepër se çmendoni…

Nëse jeni në mision për humbjen e peshës, një trajtim spa mund të ju ndihmojë të bëni proçesin më të shpejtë dhe të qëndrueshëm. Përgjatë rutinave të preferuara të fitnesit, terapitë si drenazhi limfatik dhe fërkimi i trupit, ju ndihmojnë të liroheni nga toksinat dhe të tendosni muskujt.

spa treatments for weight loss 600x400 piccontent

Trajtimet spa janë të dobishme, madje edhe të detyrueshme, për secilin që është në një regjim intenziv të stërvitjeve. Stërvitjet e rregullta mund të sjellin humbje të muskujve dhe lëndime të vogla. Masazhet suedeze dhe të indeve të thella futen thellë në muskuj duke mundësuar përtrirje më të shpejtë. Lodhja juaj pas palestrës do të zhduket menjëherë,

Falë stilit të jetës sonë, jeta sedentare me orë të shumta duke ndenjur ulur, është vështirë të mos kemi dhimbje në shpinë dhe në supe. Përderisa konsultimet me mjekun janë të nevojshme, trajtimet spa do të jenë tepër të dobishme. Në duart e një masazheri me përvojë, një traktim aromaterapie mund të lehtësojë indet e lodhura dhe do ua largojë dhimbjen. Rezultatet më të mira i shihni kur i merrni trajtimet në intervale të rregullta.

Trajtimi spa mund të jetë zgjidhje edhe për celulitin e ijeve dhe kofshëve. Shumë njerëz përcaktohen për terapi speciale në qendrat spa për të kulluar celulitin.

Një dietë detoks e kombinuar me trajtim spa, jo vetëm që ju jep trup më të mirë brenda javësh por edhe lëkurë por edhe ju jep lëkurë dhe flokë shkëlqyese.