Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

4 gjërat që çdo femër duhet t`i posedojë!

A keni menduar ndonjëherë pse bllogeret dhe femrat e famshme duken aq elegante dhe mirë? Ja një udhërrëfyes i shpejtë se si të shtoni luksin në pamjen tuaj.

Triko e stërmadhe

Na pëlqen sepse është mënyrë e freskët për të qenë elegante. Përcaktohuni për një me skaje të zhytura dhe me një qafore V. Kombinojeni me xhinse të ngushta dhe të bardha.

Fund në ngjyrën e lëkurës

Na pëlqen sepse është aq joshëse. Përcaktohuni për një prerje si perde dhe që është e shkurtë. Kombinojeni me një këmishë të madhe të bardhë dhe me një buzëkuq portokalli.

Çizme të arta dhe vezulluese

Na pëlqejnë pasiqë mund t’i kombinoni me gjithçka. Përcaktohuni për take të larta dhe me detaje të arta. Kombinojeni me një pallto, një çantë kovë dhe me një buzëkuq ngjyrë kafeje.

Rrip nga lëkura në ngjyrë të trupit tuaj

Na pëlqen sepse mund ta kombinoni me gjithçka dhe do të duket më i mirë se rripi i zi. Përcaktohuni për ngjyra pastel apo të zhveshura dhe me tokëz të artë apo nga argjendi.  Kombinojeni me pantallona dhe me një këmishë gjysëm të mbyllur.