Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Fitoni krahë të tonifikuara me këto lëvizje të fitnesit!

Dëshironi krahë të definuar dhe mendoni se kjo gjë nuk është e mundur? Përderisa pjesa tjetër e sipërme e trupit ka nevojë për më tepër punë që të definohet, krahët janë të lehta dhe ja si t`i bëni të definuara….

Opposite Arm & Leg Lift

Ngritje diagonale ekëmbëve dhe krahëve

Qëndroni në të katra, zgjateni krahun e djathtë përpara dhe në të njejtën kohë zgjateni këmbën këmbën e majtë prapa. Qëndroni ashtu për pesë sekonda, për të vazhduar në të katra dhe duke përsëritur diagonalen tjetër të këmbës dhe krahut. Përsëriteni këtë ushtrim 10-15 herë.

Modified Push-Up

Pompa të modifikuara

Poziciononi veten duke pushuar në gjunjë dhe gishta të këmbëve. Vendosni krahët para jush në dysheme, në gjerësinë e supeve dhe me gishtat zgjeruar, duke e mbajtur trupin drejtë. Shtrëngoni muskujt e barkut dhe lëshohuni në duar deri sa të arrijë fytyra në dysheme. Marrim frymë derisa lëshohemi dhe e nxjerrim jashtë duke shtyrë dyshemenë.

The Plank

“Dërrasa”

Shtruhuni rrafshë në dysheme, në stimakun tuaj. Ngriteni pjesën e sipërme të trupit mbi bërryla, me krahët para. Ngritni pak gjunjët derisa mbështeteni me gishtat e këmbëve dhe ngriteni ashtu, duke shtrënguar muskujt e stomakut që të mbështesin pjesën e poshtme të shpinës suaj. Mbajeni veten në këtë pozitë sa më gjatë që mundeni, pastaj relaksohuni në dysheme.

Downward-Facing Dog

Qeni me shikim teposhtë

Qëndroni në thembra, uleni kokën në dysheme dhe zgjatni krahët. Qëndroni në pozitën e tavolinës dhe shtyeni dyshemenë me duar duke i drejtuar këmbët.  Zgjeroni këmbët dhe zgjateni belin, koka le të varet e lirë mbi supe.

Upward-Facing Dog

Shikimi lartë i qenit

Merrni pozitën “dërrasë”. Lakoni krahët, uleni legenin dhe kofshët. Drejtoni krahët dhe mundohuni të bëni hark me shpinë përderisa krahët dhe këmbët janë drejtë dhe nuk e prekni dyshemenë me gjunjë. Vendoseni pjesën e sipërme të shputës në dysheme.