Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Shampo me formulë natyrale për flokë më të rralla!

Ka disa arsye të caktuara pse flokët e juaja janë më të rralla se zakonisht: që nga plakja deri tek ndryshimet hormonale. Flokët e juaja  nuk do jenë kurrë të trasha sa dëshironi, gjenetika na ka bekuar me aq sa kemi, mirëpo kjo nuk nënkupton të dorëzoheni në bërjen e flokëve sa më të shëndetshme, të ndritshme dhe mundësisht të trasha. Këta shampo natyral që nuk kushtojnë shumë, janë krijuar posaçërisht për flokë të rralla.

Pura D’or Argan Oil Shampoo përmban vaj argani që forcon çdo fije floku, duke e bërë të duket më i trashë, i butë dhe i shëndetshëm. Kjo formulë përdor 100% vaj natyror dhe organik të arganit, ylang ylang, amla, rozmarinë, livando dhe vaj avokadoje. Është pa kimikate sikurse sulfatet dhe parabenet, është pa aromë dhe është ideal për skalpin e thatë dhe të ndjeshëm.

Shampo voluminoz nga Bumble dhe Bumble është një shampo klasik për vëllim më të madh me përbërës si pantenoli për kondicionim dhe aloe vera për skaje të ndara dhe hidratim. Me këtë shampo flokët e rralla do të përfitojnë me forcim të rrënjëve dhe hidratim të majave të fijeve të flokut.

OGX Biotine & Collagen Shampoo është një përzierje e vitaminës B7, biotinës, kolagjenit dhe proteinës së hidrolizuar të grurit. I jep flokëve ushqim të bollshëm për të trashur dhe rikuperuar fijet. Është formulë pa sulfate dhe mund të përdoret pa brenga në flokë të ngjyrosura dhe të trajtuara me kimikate.

Aceda Rosemary Mint Shampoo bën pastrimin nga skalpi dhe i jep flokëve ngjyrën dhe fuqinë e duhur, është ideale për flokë të rralla. Kjo formulë freskuese përmban rozmarinë organike dhe mentë dhe është e butë për pastrim, pa ua humbur hidratimin flokëve.


Nëse keni një skalp të yndyrshëm me flokë të rralla dhe të holla, është me rëndësi që të gjeni shampo me përbërës që absorbojnë sebumin e tepërt nga koka. Paul Mitchell Tea Tree Hair and Scalp Treatment përbën acid salicik, vaj nga druri i çajit, mentë dhe livando- e shkëlqyeshme për pastrimin e skalpit të yndyrshëm dhe ribilansimin e yndyrës natyrale të lëkurës suaj, si dhe në rritjen e vëllimit të flokëve.