Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

5 Artikuj luksi që do e bëjnë veshjen tuaj të duket më e shtrenjtë!

Dhe për këtë, as që do ju duhet të harxhoni paratë tuaja në tërësi.

Në garderobën tonë kemi disa gjëra që janë më me vlerë se sa ato që i kemi blerë me çmim të lartë. Do të thotë se, në mënyrë që një veshje të ketë vlerë për ju, nuk duhet patjeter të kushtoj shumë për tu blerë.

Ekzistojnë gjëra të ndryshme që mund të përdoren kohë pas kohe për t’ju dhënë ndjesinë e të qenit të pasur, dhe çuditërisht ato janë gjëra shumë bazike. Madje edhe të mërzitshme. Por sidoqoftë, shtimi i një apo dy i këtyre gjërave në veshjen tuaj do e bëjë atë të duket më luksoze.

Nëse do investoni në veshjen tuaj, ja disa gjëra që do duhej ti keni:

Një pallto me ngjyrë nude

Theory Cashmere Coat

Një pallto me ngjyrë nude është një parajsë. Duket si një veshje për meshkuj por gjithashtu edhe joshëse. Si dhe pa ngjyrë, sinqerisht është tamam për femra.

Atlete të bardha

5 Luxury Basics That Make Any Outfit Look More Expensive

Menduat se do përmendim take të larta? Gabuat! Sigurisht që një palë take të larta do ishin një ndihmë për një intervistë pune apo një mbrëmje jasht por ka diçka në “Nuk kam nevoj të impresionoj ndokënd” atlete klasike dhe të bardha.

Çantë e thjeshtë minimaliste

5 Luxury Basics That Make Any Outfit Look More Expensive

Është paksa tunduese blerja e një çantë me aksesorë apo dizajne të ndryshme,por për hirë të këtij udhëtimi, rezistoni. Një çantë e thjeshtë minimaliste përshtatet në çfarëdo situate. Gjithnji duket elegante dhe e nënvlerësuar, në vend se të vlerësohet si një çantë me shumë stil.

Gurë diamanti

5 Luxury Basics That Make Any Outfit Look More Expensive

Ka vetëm disa gjëra më klasike apo më tërheqëse se sa gurët diamanti. Ato përshtaten me gjithçka dhe gjithmonë duken bukur. Ato mund ti merrni në çdo formë dhe çmim.

Bluzë kashmiri

5 Luxury Basics That Make Any Outfit Look More Expensive

Kënaqësia që të dhuron një bluzë kashmiri, asnjëherë nuk përfundon. Asgjë nuk ndjehet më e butë dhe nuk duket më bukur – madje edhe me pantollona të shkurtëra në mes stinave.