Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

5 Arsye se pse mjalta organike është një superhero i lëkurës!

Shumë prej neve pëlqejnë përdorimin e mjaltës në ushqime dhe pije të ndryshme, por a e keni menduar ta përdorni për lëkurën tuaj? Në fakt, kjo do ishte gjëja më e mirë që mund të bëni me mjaltën, por për të arritur efektin e dëshiruar për lëkurën tuaj, ju duhet të përdorni mjaltë organike të papërpunuar.

Mjalta tradicionale është e trajtuar në atë mënyrë që në themel shëndrrohet në të padobishëm, ku të gjitha antioksidantet dhe lëndët ushqyese humben gjat procesit.

  1. Trajton dhe parandalon aknet

Zakonisht aknet shkaktohen nga një bakterie që njihet si “Propionibacterium acnes”- por mjalti, me vetitë e tija antibakteriale, është i duhur për shkatrrimin e bakterieve në shtresat e jashtme dhe të brendshme të lëkurës. Gjithashtu posedon shumë veti anti-inflamatore që ndihmojnë në parandalimin e enjtjes dhe të skuqurave të cilat shoqërojnë aknet. Përderisa shumë medikamente dhe tretmane të akneve janë mjaftë të ashpra për lëkurën tonë, mjalta ka një efekt qetësues. Ju mund ta përdorni atë si një maskë për 20 minuta, apo si një tretman për gjatë gjithë natës. Ajo mund të përdoret edhe si një trajtues  i njollave të fytyrës, pasiqë aknet pas trajtimit zvogëlohen ose largohen brenda natës.

  1. Vepron si një pastrues hidratimi

Mjalta ka veti të mrekullueshme hidratimi-  është një konservuese natyrale, e cila tërheq hidratimin thellë në lëkurë dhe e mbyll atë aty. E përdorur qoftë si maskë apo si pastrues, ky tretman do ju sjell  një lëkurë shumë të butë. Nëse e provoni si pastrues (mos harroni, mjaltë organike e papërpunuar), pastrone grimin nga fytyra para se të përdorni mjaltën për të pastruar lëkurën. Mjalta do shpërndahet më lehtë në lëkurë të njomë. Përdoreni për 1 javë- nuk do të zhgënjeheni!

  1. Shenjat e plakjes

A e keni ditur se Kleopatra zhytej në dushe me qumsht dhe mjaltë? Nuk është e çuditshme se pse njihet si femra më e bukur që ka jetuar ndonjëherë në histori të njerëzimit. Në studimet e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se ekspozimi në radikale të lira dhe oksidimi pasues i qelizave të trupit mund të përshpejtojnë procesin e plakjes. Por mjalta lufton veçanërisht këtë efekt pasi që është e mbushur me antioksidant  të cilët munden të neutralizojnë ato radikale të lira. Për atë, filloni menjëherë me maskat e mjaltës nëse dëshironi atë shkëlqimin rinor që kishte Kleopatra.

  1. Zbeh plagët

Mjalta vepron aq mir si një hidratues natyral pasiqë është shumë ushqyes pa qenë as edhe pak e yndyrshme. Për atë është shumë efektive kur përdoret si një tretman për zbehjen e plagëve. Stimulon procesin e shërimit dhe nxit regjenerimin e indeve. Në mënyrë që ta përdorni si tretman, ju duhet të aplikoni një shtresë të mjaltës së papërpunuar në tërë fytyrën dhe ta lëni të qëndrojë për 10 minuta. Pastaj masazhoni lëkurën me gishtërinj të njomë, dhe në fund shpërlajeni lëkurën me ujë të ftohtë dhe thajeni. Për një efekt zbardhues, ju mund të përzini sasi të njejta të mjaltës dhe xhus limoni. Lani fytyrën, aplikoni përzierjen në fytyrë për 15 minuta dhe pastaj shpërlajeni fytyrën me ujë të ftoht dhe thajeni.

  1. Zbutë buzët

Ju mund të përgatitni një qërues të lehtë dhe të shpejtë duke përdorur sasi të njejta të mjaltës, sheqer kallami natyral dhe vaj ulliri. Fërkojeni butësisht në buzë dhe lëreni të qëndrojë për disa minuta. Madje edhe shija e saj si zbutës është e shijshme.