Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

5 arsye përse keni flokë të yndyrshme!

Ka më shumë se sa mos pastrimi i mjaftueshëm me shampo.

Asnjëherë nuk ka qenë në modë të keni flokë të yndyrshme. Ka disa faktorë që shkaktojnë yndyrën në flokun tuaj, duke përfshirë llojin e flokut si dhe llojet e produkteve që përdorni.

A po bëni stërvitje në mëngjes? A i prekni flokët në çdo moment? A keni skalp të yndyrshëm në përgjithsi? Nuk mbani mend herën e fundit që i keni pastruar flokët? Të gjitha këto ndikojnë në flokë të yndyrshme. Por ka edhe disa arsye tjera që ndikojnë:

Jeni në ciklin menstrual

Ndryshimet hormonale gjat ciklit menstrual mund të shkaktojnë që gjëndrrat yndyrore të stimulohen më tepër se që duhet. Si rezultat, skalpi ndjehet më i yndyrshëm se sa herave tjera gjat muajit, thot Joshua Zeichner. Kjo gjithashtu është e njejta arsye që juve ju shkaktohen plasaritje në lëkurë: aknet. Ai rekomandon një shampo me acid salicilik për t’ju ndihmuar në pastrimin e yndyrës së tepërt në skalp.

Vazhdimisht po lidhni flokët në bishtalec

Lidhja e flokëve në bishtalec mbase është një mënyrë e lehtë dhe e shpejtë të freskoheni dhe të largoni ato nga fytyra dhe qafa, por ekspertët na paralajmrojnë që ky stil mund të shkaktojë yndyrë në rrënjë. “Tërheqja e flokut në një bishtalec mund të shkaktoj akumulim të vajit dhe papastërtisë në skalp nën lidhësen e bishtalecit,” thot Zeichner. “Në fund, ky vaj, papastërtia dhe yndyra mblidhet në mes të qimeve pasi që lidhësja nga goma shërben si një pengesë.” Kur moti është i nxehtë, ka kuptim lidhja e flokut, por kjo shkakton një pishinë të yndyrës.

Po përdorni shampon e gabuar

Ka një arsye se përse brendet për kujdesin e flokut po reklamojnë produkte për lloje të caktuara të flokve: flokët dallojnë dhe kërkojnë kujdes të ndryshëm. “Përdorimi i produkteve të gabueshme për llojin e flokut tuaj ose përdorimi i tepërt i atyre produkteve shkakton shtresim të produktit dhe rezulton në irritim të skalpit,” thot Calvin Louis. Zeichner pajtohet se ky shtresim i produktit në rrënjë mund të bllokojë vajin dhe të bëjë flokun të duket i yndyrshëm. Për të parandaluar këtë, Louis rekomandon që të gjeni një produkt stilimi që është i lehtë dhe absorbohen shpejtë nga floku.

Po e teproni me shampo

Nëse jeni lodhur nga floku i yndyrshëm, reagimi juaj do jetë të pastroni atë me shampo. Por Zeichner paralajmëron: pastrimi i tepërt mund të shkaktojë më shumë vaj. “Pastrimi i tepërt i flokut mund të zhvesh atë dhe skalpin nga vajrat natyrale,” spjegon Louis. “Trupi mundohet të zëvendësojë ato duke prodhuar edhe më shumë yndyrëra, gjë e cila shkakton shtresim dhe i bën flokët të duken të yndyrshme.”

Keni zbokth

Ndoshta ju mendoni se pasi që keni zbokth në skalp, lëkura e thatë nënkupton që edhe floku është i thatë gjithashtu. Por Zeichner thot se të dy gjendjet mund të shkaktojnë flokë të yndyrshme. “Vaji nga skalpi stimulon një rritje të infeksionit në lëkurë, gjë e cila shkakton leskërim dhe inflamim të lëkurës,” thot ai. “Kjo mund të bllokoj vajin dhe t’i bëjë flokët e yndyrshme.”