Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

4 Truqe të maskarave për qerpik të bukur dhe të gjatë!

Mendoni: qerpik të gjatë me volum dhe të trashë.

Aplikimi i maskarës duket shumë e lehtë apo jo? Vetëm hapni tubin, rrëshqisni dhe vazhdoni me jetën. Por, nëse vërtetë është aq e lehtë, atëherë përse është aq e vështirë të arrini ato qerpiktë e gjatë dhe me volum?

Kur keni punë me një produkt që është i pigmentuar si një maskarë, dhe keni punë në zonë aq të vogël si qerpiktë në pjesën e poshtme të syrit, me siguri që do gaboni dhe do nevrikoseni. Për fat të mirë, disa Youtubers bukurie më poshtë, dijnë disa truqe rreth maskarës dhe do ju mësojnë se si të aplikoni atë dhe të arrini qerpik sipas dëshirës suaj.

Aplikimi i maskarës për fillestarë

Vetëm pse jeni fillestar,nuk do të thot që duhet të pranoni qerpik të thjeshtë, dhe ky tutorial do ju ndihmojë rreth kësaj. Pasi që ti keni përgatitur qerpikt me një kthyese qerpikësh, merrni maskarën dhe mbyllni sytë.

Si të shtresoni maskarën

Numri se sa her do shtresoni maskarën varet nga pamja që dëshironi të arrini. Për një efekt natyral, mjafton një shtresë. Për qerpik më dramatik, të gjatë dhe të plotë, 2 ose 3 shtresa maskare.

Si të parandaloni që maskara të njollos qepallat

Nëse jeni bekuar me qerpik të gjatë dhe ato prekin qepallat ose nën sy, aplikoni pak pluhur pudre  në atë vend ku njolloset nga maskara dhe pastaj aplikoni maskarën në qerpik.

Si të aplikoni maskarë në qerpikët e poshtëm

Nëse ju pëlqen pamja e qerpikëve të gjatë, por nuk keni shumë qerpik në pjesën e poshtme, mos u brengosni. Në këtë tutorial ju do mund të shihni trukun gjenial se si të krijoni iluzionin e qerpikve të plotë me ndihmën e eyeliner-it të lëngët.