Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

4 mënyrat në të cilat çaji i gjelbërt është i dobishëm për lëkurën tuaj

Ka kaluar një kohë e gjatë nga zbulimi i vetive çudibërëse të çajit të gjelbërt. Nga djegia e dhjamit e deri tek shërimi i kokëdhembjeve, çaji i gjelbërt ofron një numër të madh të dobive shëndetësore. Mirëpo a e keni ditur se edhe në botën e bukurisë është një produkt i posaçëm? Lexoni më tepër për dobitë e çajit të gjelbërt në lëkurën tuaj…

Lufton aknet

Kateçina në çajin e gjelbërt është e njohur për vetitë antibakteriale dhe për aftësinë të luftojë bakteret që shkaktojnë akne. Ndihmojnë në rregullimin e çekuilibrit hormonal në trup andaj konsumimi i përditshëm i çajit të gjelbërt është dobiprurës për rutinën tuaj të bukurisë.

Përmirëson ngjyrën e lëkurës

Çaji i i gjelbërt është i pasur me antioksidues ndërsa materiali i tij gërryes e bën një qërues të shkëlqyer të lëkurës. Kjo nënkupton se e ka fuqinë të pastrojë qelizat e vdekura të lëkurës dhe të përmirësojë ngjyrën e saj. Tanina e gjetur në çajin e gjelbërt ndihmon në zvogëlimin e enëve të gjakut në qeskat e syve me çka ndihmon në zbehjen e rrathëve të zi nën sy. Ju sugjerojmë të konsumoni 100 mg të çajit të zi të përzier me lëng limoni. Aplikoni këtë në fytyrë dhe lereni për 20 minuta para se ta shpëlani.

Vepron si toner

Arsyeja pse e rekomandojmë çajin e gjelbërt si toner është për shkak të pastrimit të llumit dhe reduktimit të poreve të zgjeruara. Bëni dy gota me çaj dhe lejoni që të ftohen e pastaj shtoni në të dyja vaj esencial dhe vendoseni këtë përzierje në një shishe me sprej. Spërkatni dy herë në ditë fytyrën dhe do të keni lëkurë të përtrirë dhe të freskuar.

Lufton shenjat e mplakjes

Nuk i keni të njohura vetitë kundër mplakjes të çajit të gjelbërt? Antioksidantët e tij në lëkurë e reduktojnë varjen e saj dhe trajtojnë rrudhat. Për më tepër, polifenolet në çajin e gjelbërt i neutralizojnë radikalet e lira që njihen për mplakjen e lëkurës.