Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

4 mënyra se si të lozni me sytë tuaj!

Eyeliner-i është pjesë e jona që kur kemi filluar të përdorim makijazh, andaj edhe na është bezdisur dhe dëshirojmë të provojmë mënyra të reja se si të lozim me sytë. Pas shumë eksperimentimeve, ja këshillat tona…

Maskara

Kur bëhet fjalë për makijazhin, maskara mund të bëjë ndryshim të madh në mënyrën se si duken sytë tuaj. Vetëm pak maskara i bën qerpikët më të trasha, të errëta dhe të gjata. Do i definojë qerpikët dhe do bëjë që sytë të duken më të mëdha.

Eyeliner i bardhë

Lineri i bardhë është një element i rëndësishëm që nga përfundimi i verës së kaluar. Nëse guxoni ta mbani gjatë ditës, përdoreni përgjatë vijës së qerpikëve apo vetëm në këndet e brendshme të syve. Për një pamje për ahengje ju sugjerojmë ta përdorni në sytë e macess, madje edhe të përshkëlleni pak nëpër kapakët e syve që të dukeni për mrekulli.

Hijëzim në formë shkumësi

Ky produkt e ka emrin Drama Stylist Eyeshadow Crayon dhe vjen në tetë ngjyra të mahnitshme për çdo situatë. Mund të shërbejnë si hijëzim për sytë madje edhe si liner, varet si dëshironi ta mbani. Thahen shpejtë andaj nuk ndoten, prandaj bëni vend për këtë produkt në këtë sezonë.

Vetulla të trasha dhe të guximshme

Nëse Cara Delevigne mund ta bëjë, pse mos ta bëni edhe ju? Nëse dëshironi vetulla të trasha, ju sugjerojmë që të ndaloni me heqjen dhe rregullimin e tyre që t`u lejoni të rriten. Pas gjashtë apo tetë javëve, mund t`i holloni në skaje por mos e prekni boshtin e tyre aspak. Çdo ditë i krehim në drejtimin e rritjes së qimeve dhe i mbushim me laps që t`i bëjmë më të errëta dhe t’i definojmë më tepër. Kjo në fillim do ju duket si një eksperiment mirëpo do të mësoheni për një kohë të shkurtë, kur të shihni në pasqyrë se çfarë vetulla të trasha keni arritur të bëni.